Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Bazuar nga mënyra e të shprehurit, ja si mund t’i dalloni personat që vuajnë nga depresioni

Bazuar nga mënyra e të shprehurit, ja si mund t’i dalloni personat që vuajnë nga depresioni
February 07
19:52 2018

Si mund ta dallosh nëse një person është duke kaluar një periudhë shumë të vështirë emocionale apo është në depresion?

Sipas një studimi të bërë së fundmi në “Science Clinical Psychological Science” thuhet se mund ta dalloni nëse një njeri vuan nga depresioni. Gjithçka vihet re nga mënyra se si  e ndryshojnë njerëzit qëndrimin e tyre. Duke studiuar letra, fjalime apo edhe shënime në ditar të disa personave u vunë re ndryshime të dukshme në shprehi dhe komunikim të personave që vuajnë nga depresioni dhe atyre që nuk vuajnë.

  • Personat që vuajnë nga depresioni kanë tendencën të përdorin më shumë përemra adresuar vetes në momentin që flasin, si për shembull: “unë, vetja ime, për mua”, në vend që të flasin me: “ju, atyre, ata”. Kjo mund të tregojë mungesën e lidhjes me njerëz së tretë. Ndoshta këta persona ndihen të izoluar dhe jo pjesë e një komuniteti. Studiuesit thonë se përdorimi i përemrit është një tregues më i besueshëm i depresionit sesa përdorimi negativ i një mbiemri.
  • Ata kanë më shumë gjasa të përdorin fjalë negative. Në komunikimin me këta persona ka doza të dukshme të mbiemrave apo fjalëve negative mbi vetminë apo mjerimin.
  • Një tjetër indikacion është përdorimi i ndajfoljeve si: gjithmonë, tërësisht, gjithësisht, asgjë apo kurrë. Kjo tregon për mungesën e perspektivës për ta parë një çështje mbi një këndvështrim për të gjithë ose asgjë.

Është e rëndësishme të theksohet se ndërsa këto modele të të folurit mund të tregojnë depresion, nuk mund të diagnostikohen njerëzit bazuar vetëm në mënyrën se si ata flasin./Blitz.al/

Komento
Shperndaje