Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Dedikimi prekës i gruas së Artan Lames

Dedikimi prekës i gruas së Artan Lames
March 21
13:15 2016

Bashkëshortja e Artan Lames, Mirela Lame, i ka dedikuar bashkëshortit të saj prej 21 vitesh një mesazh shpresëdhënës. Mes falënderimeve për gatishmërinë e mjekëve dhe përkrahjen e miqve, ajo i thotë burrit të saj se edhe pas 21 viteve do t’i duhen dhjetëra të tjerë për t’u shqitur prej saj. Duke falënderuar Zotin për fatin që i dha Tanit të saj në këtë provë të vështirë shëndetësore, ajo e përmbyll dedikimin e saj me fjalët: “Të kam xhan”.
“Përfundimisht njeriu duhet të kapet dhe ta provojë edhe fijen e fundit të shpresës, sepse ku ka shpresë ka jetë. Tani im i shtrenjtë, kam 21 vjet me ty. Mos kujto se do të të lija të më ikje kështu si pa të keq. Të duhen edhe dhjetëra të tjerë që të shqitesh nga unë. Të kam xhan!”- ka shkruar zonja Lame.
Socialisti Artan Lame nuk pati mundësinë të merrte pjesë në punimet e Kongresit ditën e shtunë. Ai ka kryer një ndërhyrje në zemër që ka përfunduar me sukses dhe pritet që t’i kthehet së shpejti rutinës së tij.

Komento
Shperndaje