Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aspirina mund të përdoret edhe për truke bukurie

Aspirina mund të përdoret edhe për truke bukurie
May 07
16:13 2016

Aspirina është e njohur gjerësisht për aftësinë e saj për të trajtuar dhembjet dhe inflamacionet. Por këto tableta ofrojnë më shumë sesa ju mendoni. Aspirina mund të jetë e dobishme dhe efektive edhe për disa truke bukurie. Shpeshherë të gjithë e kanë nënvlerësuar këtë ilaç, por rezulton se ajo ka veti shumë të mira që mund t’ju ndihmojë.

  1. Aspirina mund t’ju ndihmojë në luftën kundër zbokthit

Ktheni në pluhur 2-3 aspirina dhe përziejini me shampo.  Masazhoni lehtësisht kokën tuaj me këtë shampo. Lëreni të veprojë në lëkurën e kokës për disa minuta dhe lajeni atë si zakonisht.

2. Aspirina mund t’ju ndihmojë në riparimin e flokëve të dëmtuara

Përzieni 6-8 pilula me ujë të ngrohtë dhe hidheni në flokët tuaj. Lëreni të veprojë për rreth 10-15 minuta dhe më pas lani flokët  me ujë të ngrohtë.

3. Heq kruajtjen nga pickimet e insekteve

Përzieni një pilulë me pak ujë të ngrohtë që ajo të kthehet në një pastë të trashë. Aplikoni këtë përzierje në zonën e irrituar dhe kruajtja do të zhduket. Aspirina ka veti anti-inflamatore për shkak të acidit acetilsalicilik.

 

Etiketimet
Shperndaje