Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyet pse fëmijët duhet të flenë herët

Arsyet pse fëmijët duhet të flenë herët
August 13
14:13 2016

Kur keni qenë të vegjël shpesh e keni dëgjuar nga prindërit se duhet të flini herët, para orës 21:00. Sigurisht që me kalimin e kohës zakonet tona ndryshojnë pasi fëmijët e sotëm në këtë orar është e vështirë t’i bindësh që të veshin pizhamet e të bien për të fjetur.

Megjithatë duhet të dini se ata duhet të flenë herët. Rritja është një pjesë e rëndësishme dhe kjo mund të ndodhë vetëm kur fëmijët tuaj flenë mjaftueshëm dhe në orarin e duhur. Hormonet e gjumit e kanë pikën kulmore të zhvillimit në fazën e katërt të gjumit, që përkon me orën 12:30. Nëse fëmija qëndron zgjuar deri vonë, koha e prodhimit të hormoneve të rritjes zvogëlohet dhe vogëlushi juaj nuk do të rritet mjaftueshëm.

Studimet kanë treguar se fëmijët që flenë më herët janë më produktiv, më të fokusuar dhe më të aftë për të mësuar dhe absorbuar informacionet e reja në shkollë. Gjithashtu, fëmijët të cilët bëjnë gjumë të shëndetshëm kanë më pak gjasa të preken nga sëmundja Alzhaimer pasi ashtu siç kanë konfirmuar mjekët, dy gjëra mund ta ngadalësojnë përparimin e kësaj sëmundjeje: gjumi dhe ushtrimet. Pra kontrolli i orarit të gjumit të fëmijëve tuaj është një detyrë e rëndësishme për çdo prind.

Përpiquni t’ia edukoni vetë fëmijës fjetjen herët. Një tjetër zgjidhje interesante do të ishte t’i lexonit para se të flenë dhe mësojeni me këtë program. Një tjetër fakt që thuhet se i ndihmon të bëjnë një gjumë të qetë është drita e zbehtë e dhomës së gjumit. Mos i lejoni të përdorin aparate elektronike si kompjuter, celular dhe ipad para orarit të gjumit. Të ushtruarit është një veprim të cilin duhet ta përfshini në programin e darkës së vogëlushit tuaj. Një shëtitje me biçikletë pasdite do të ishte mirë të kthehej në zakon të përditshëm për të./Blitz.al/

Komento
Shperndaje