Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyet pse duhet të jeni beqarë gjatë stinës së verës

Arsyet pse duhet të jeni beqarë gjatë stinës së verës
July 08
12:56 2016

Beqaria duket si diçka e tmerrshme ndonjëherë, por në disa sezone është më mirë të jesh beqar/e.  Në qoftë se nuk jeni në një lidhje, mos kërkoni të dashur gjatë stinës të verës. Në këtë sezon ju do të jeni më të lumtur vetëm. Më poshtë do të gjeni disa arsye pse është më mirë që verën ta kaloni single.

  1. E keni më të thjeshtë për t’u njohur me njerëz të rinj gjatë verës se në sezonet e tjera. Në parqe, plazhe apo bare të ndryshme ju mund të bëni miq të rinj.
  2. Duke qenë vetëm ju mund t’i jepni vetes mundësi të ndryshme joshëse dhe emocionuese, mund të dilni me dikë edhe vetëm për një javë apo të keni një flirt veror, në këto raste i dashuri është vetëm një pengesë.
  3. Mund të shkoni me pushime me kë të dëshironi ju, pa pasur nevojë të merrni lejë apo të konsultoheni me dikë. Pushimet mund t’i planifikoni kur të dëshironi dhe nuk do t’ju duhet të mendoni edhe për dikë tjetër.
  4. Gjatë verës ju jeni më aktivë dhe kaloni një kohë të gjatë në ambiente të ndryshme. Flirtet në këto ambiente janë të njëpasnjëshme, kështu që më mirë  beqarë.
  5. Gjatë verës ka shumë koncerte, net pa gjumë në plazh, festa të ndryshme, ju keni më shumë mundësi njohjeje se në stinët e tjera. Vera vjen me shumë oferta.
  6. Ju do të lini në pritje njerëz që ju kanë pasur qejf, madje që në qershor mund ta shtyni takimin në shtator.
  7. Të flesh me dikë në një shtrat kur është vapë është diçka e pamundur, kështu që mendoni për ekonominë, nuk do t’ju duhet të shpenzoni para për ajër të kondicionuar.
  8. Ju nuk do t’i kaloni pushimet në Skype ose duke qëndruar me telefon gjatë gjithë kohës, jeni të lirë të bëni atë që keni dëshirë.
  9. Vera është sezoni më i bukur për t’u kaluar me miqtë apo duke flirtuar. Netët verore janë vërtet të bukura dhe të gëzuara.
  10. Gjatë verës keni mundësi të përfundoni projektet që keni nisur dikur sepse tani keni kohë të mjaftueshme për t’u marrë me gjërat tuaja.
  11. Nuk do t’ju duhet vetëm t’i blini librat, por tani edhe mund t’i lexoni sepse keni më shumë kohë.
  12. Është shumë bukur kur ndërmerrni një aventurë të vetëm. Mund të bëni çfarë aventure të dëshironi, me kë të dëshironi dhe nuk do t’ju duhet t’i jepni llogari askujt.
Komento
Etiketimet
Shperndaje