Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyeja pse femrat zgjedhin t*apat

Arsyeja pse femrat zgjedhin t*apat
September 12
20:26 2016

Një studim i ri austriak konfirmon se femrat janë të interesuara të takojnë meshkuj me tipare të personalitetit narcisistik, thënë ndryshe një mashkull t*ap. Personaliteti narcisistik përshkruan ata meshkuj që nuk bëjnë asgjë të dobishme, por sërish kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes.

Studiuesit kanë anketuar disa njerëz për të përcaktuar tiparet e personalitetit të tyre, më pas i kanë nxjerrë në takime me femra dhe kanë vlerësuar në qoftë se ato donin t’i takonin këta meshkuj përsëri. Ka rezultuar se femrat tërhiqeshin nga këta meshkuj, sepse ata lënë një përshtypje të mirë në takimet e para. Ata marrin rolin e udhëheqësit në bisedë,  duke u përpjekur  të kenë vëmendjen e njerëzve. Kjo i bën ata të duken të këndshëm dhe simpatikë kur dalin në takime.

Por rezultati ka treguar që këta meshkuj bëhen më pak tërheqës kur janë në një marrëdhënie afatgjatë. Me kalimin e kohës, ata shfaqen si egoistë dhe konkurrues dhe suksesi i tyre nuk zgjat shumë.

“Pra, harrojeni idenë që një mashkull t*ap do të fitojë mbi një grua”, – thotë profesori i psikologjisë në Austri./Blitz.al/

Komento
Shperndaje