Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Arsyeja e vërtetë pse shoqërueset e nuses vishen njësoj do ju shkrijë së qeshuri

Arsyeja e vërtetë pse shoqërueset e nuses vishen njësoj do ju shkrijë së qeshuri
August 28
16:41 2019

Edhe nëse ti i përket asaj kategorie njerëzish që nuk dinë asgjë mbi martesën dhe traditat e dasmave, me siguri e keni vënë re që shoqërueset e nuseve veshin të gjitha të njëjtin model dhe ngjyrë fustani. Zakonisht mendohet që kjo është për arsye estetike, ku ato kombinohen me nusen si dhe me ambientin.

Por arsyeja e vërtetë sipas traditave do ju shkrijë së qeshuri.

Kthehemi pas në Romën e Lashtë…

“Nusja dhe shoqërueset e saj visheshin njësoj në mënyrë që të ishin thuajse të padallueshme”- tregon Samantha Bellinger, planifikuese e eventeve të dasmave, për Bustle. Ata nuk donin që nusja të dallonte mes 5 shoqërueseve që vishnin një fustan ndryshe, por të humbiste në turmë.

Dhe pse ngjan e çuditshme ka një arsye pas kësaj:

“Ishte një përpjekje për të luftuar shpirtrat e këqinj dhe djemtë e tjerë potencialë për të qenë bashkëshortë.”

Pra, nëse një shpirt apo një ish i dashur do vinte në dasmë, nëse të gjitha shoqëruëset do dukeshin njësoj, do të sillte mjaftueshëm konfuzion, sa çifti do ja dilte të martohej, pa hasur me probleme.

Shkurtimisht shoqërueset ishin një formë “karremi” që silleshin rrotull ndërkohë që shoqja e tyre martohej në paqe. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje