Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Apple planifikon ndryshim rrënjësor, iPhone 8 do të vijë me një pamje që nuk e prisni

Apple planifikon ndryshim rrënjësor, iPhone 8 do të vijë me një pamje që nuk e prisni
May 16
17:48 2016

Iphone 8 (pamja jo zyrtare)

Iphone 8 (pamja jo zyrtare)
Picture 1 of 1

Vitin e ardhshëm, kompania Apple po planifikon një ndryshim drastik për sa i përket aparatit celular iPhone 8. Ky ndryshim njoftohet se do të jetë pjesë e surprizës që kompania ka rezervuar për 10-vjetorin e iPhone.

I gjithë ekrani do të jetë i njëtrajtshëm me pamje xhami, pa asnjë buton dhe pa asnjë pjesë si kornizë. Butoni karakteristik i iPhone-it do të jetë i implementuar brenda ekranit të celularit dhe do të funksionojë vetëm me anë të prekjes (touch).

Edhe kamera përballë (front camera) që përdoret për selfie-t së bashku me mikrofonin nuk do të duken sepse do të vendosen brenda xhamit të ekranit.

Ajo çka nuk dihet ende është nëse madhësia e ekranit të iPhone 8 do të zvogëlohet sa përmasa e ekranit aktual apo kompania ka arritur të zmadhojë ekranin. Sidoqoftë, ajo që premtohet është një pamje krejt ndryshe nga herët e tjera…

Komento
Shperndaje