Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aktivitete argëtuese që mund të bëni në një ditë me shi

Aktivitete argëtuese që mund të bëni në një ditë me shi
November 08
11:02 2016

Duke qenë se sot i gjithë vendi është përfshirë nga reshje të dendura shiu, do të ishte mirë që kjo atmosferë të mos ju demoralizojë, por ta përdorni në favorin tuaj, për t’u argëtuar dhe për të kaluar një kohë të mirë. Më poshtë do t’ju tregojmë disa aktivitete të cilat ju sugjerojmë që t’i bëni sot përgjatë gjithë ditës! Sigurisht, përveç filmave, kokoshkave dhe batanijes së ngrohtë që besojmë se i keni mbledhur tashmë…

  1. Nëse keni fëmijë të vegjël përpiquni të bëni një kasolle me çarçafë dhe batanije që ju gjenden. Mos lejoni që fëmijët të mërziten apo tremben nga zhurmat e shiut.
  2. Bëni një banjë të ngrohtë, mund të hidhni edhe pak mjaltë dhe krem që bën shumë shkumë. Nëse hapni edhe dritaren do të ishte shumë mirë që të dëgjoni edhe pikat e shiut ndërkohë që qetësoheni.
  3. Krijoni një hapësirë të ngrohtë në kuzhinë. Merrni disa jastëkë dhe përpiquni të krijoni një piknik brenda në shtëpi. Picat shkojnë shumë në këto raste!
  4. Ftoni miqtë tuaj për një drekë ose darkë në shtëpi. Gatuani gjëra të ngrohta dhe piqni disa gështenja. Një shishe verë e kuqe dhe gjithçka do të bëhet më e bukur…
  5. Përdorni kremra për flokët. Ndërkohë që është një ditë me shi dhe aktivitetet janë të limituara, kushtojini pak kohë vetes. Merrni disa kremra me aroma për flokët dhe trajtojini ata në mënyrën më të mirë.
  6. Piqni biskota me çokollatë. Gjeni receta në librat e gatimit dhe argëtohuni duke gatuar gjëra të ëmbla.
  7. Organizoni festivalin tuaj personal të filmit. Zgjidhni një seri filmash ose disa filma të ndryshëm dhe ndiqini rresht, pa ndërprerje. Mos harroni kokoshkat!
  8. Organizoni një festë çaji me mikeshat tuaja. Ftoni mikeshat dhe pini çaj me biskota, thashethemet dhe muhabetet e bukura i dini vetë ju…

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje