Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ajo që kishim frikë, ndodhi! Njerzit po bëjnë operacione që të ngjajnë si filtrat e Instagramit

Ajo që kishim frikë, ndodhi! Njerzit po bëjnë operacione që të ngjajnë si filtrat e Instagramit
February 07
09:22 2018

Deri vonë, ka pasur vetëm një kërkesë që personat të cilët kryenin ndryshime estetike bënin: T’i ngjanin personazheve të famshëm të shoëbizit apo Hollyëood-it. Nëse arrije të kishe një buzë si të Angelina Jolie apo vithe si të Jennifer Lopez, bingo, operacioni quhej i suksesshëm.

Por tashmë trendi ka ndryshuar tërësisht. Shumë pak veta kërkojnë të ngjajnë si personazhet e njohur, shumica kërkojnë të duken si vetja e tyre më e mirë. Dhe si është kjo? Praktikisht si vetja e tyre, me filtra.

Doktor Esho, shumë i njohur në kirurgjinë plastike në SHBA ka treguar se njerzit i shkojnë me selfiet e tyre direkt e nga Instagrami dhe thonë menjëherë: “Kështu duam të dukemi!”.

“Është e vështirë në fakt, sepse filtrat që ata përdorin janë të përsosur për aq kohë sa rregullohen nga aplikacionet “çudibërëse” por nuk mundemi që të krijojmë 100% e saj dhe shpesh pacientët zhgënjehen. Sa më shumë avancon teknologjia, për çudi, më e vështirë bëhet për neve që të prekim gjithë pritshmëritë që ata kanë. Dikush duhet t’ja thotë njerzve se filtrate në Instagram janë shumë më të lehta se sa filtrat në realitet, sepse e kanë të vështirë ta kuptojnë” – ka treguar ai disi i revoltuar me situatën.

Dhe në fakt, e kuptojmë, sepse është kërkesë e çuditshme dhe shumë e vështirë. /Blitz.al/

Shperndaje