Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adoleshentja shtatzënë zbulon se ka kancer në tru, arrin të sjellë në jetë fëmijën e shëndetshëm

Adoleshentja shtatzënë zbulon se ka kancer në tru, arrin të sjellë në jetë fëmijën e shëndetshëm
January 12
16:04 2018

Një adoleshente shtatzënë nga Pensilvania zbuloi që kishte një tumor kanceroz ne tru kur ishte 7 muajshe e gjysëm shtatzënë. Por ajo ia doli dhe lindi një vajzë të shëndetshme më 4 janar. Dana Scatton kishte filluar të ndiente lodhje të tepërt dhe shenja të tjera të kancerit, por ajo i kishte lidhur me shtatzaninë e saj.

Gjendja u bë kritike kur këmbët iu enjtën jashtë normales dhe lëvizte me vështirësi. Atëherë mjekët zbuluan një tumor 2.3 cm në tru dhe i thanë që mundësitë e saj për të jetuar ishin të pakta dhe duhet të fillonte menjëherë kimioterapi,  por Dana nuk pranoi deri sa të lindte fëmija i saj.

Kur gjendja shëndetësore e saj u përkeqësua, atëherë u detyrua të fillonte terapi vetëm një javë para lindjes së vajzës, por sipas analizave ajo është një bebe krejtësisht e shëndetshme dhe një ëngjëll i vërtetë.

Pavarësisht se Dana vazhdon të luftojë me jetën e saj, ajo është e lumtur dhe thotë që misioni i saj ka përfunduar duke sjellë në jetë një fëmijë të shëndetshëm.

Në një status në Facebook Dana ka shkruar:

“Ajo është më e fortë se unë. Zoti ka bërë mrekulli në jetën time dhe na ka drejtuar në rrugën e fitores. Kjo betejë tashmë është e fituar.” /Blitz.al/

Komento
Shperndaje