Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Adam Peaty fitoi medaljen e artë në not, por gjyshja e tij fitoi medaljen e artë në Twitter

August 08
14:31 2016

...

Picture 1 of 3

1. “Edhe një ditë dhe do të shoh nipin tim të notojë. Jam shumë krenare, po shpërthej nga lumturia” 2. “Sa më shumë fat Adam të shtunën! Do jem duke bërë tifozllëk për ty! Të dua, gjyshja jote.”

Duket se familja e Adam Peaty-t nuk ka vetëm një të talentuar. Të dielën, teksa notari nga Britania, Adam Peaty, merrte pjesë në garën e notit për 100 metra, gjyshja e tij ka shkruar statuse të ndryshme në Twitter për të mbështeturin nipin e saj. Mirëpo duke marrë parasysh moshën që një gjyshe ka, është vërtet për të qeshur fakti se sa mirë ajo vendoste edhe emoji dhe hashtag në postimet e saj.

Aq e famshme u bë gjyshja e sportistit, sa njerëzit në masë filluan të bënin të famshëm hashtag-un #OlympicNan (Gjyshja Olimpike).

Nëpërmjet galerisë ndiqni disa prej reagimeve të gjyshes olimpike! /Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje