Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A ndikon vërtet pagjumësia te humbja në peshë?

A ndikon vërtet pagjumësia te humbja në peshë?
May 13
12:13 2016

Njerëzit vazhdimisht gabojnë duke mos gjetur një pikë lidhjeje midis pagjumësisë dhe humbjes në peshë dhe jo rrallë herë habiten kur dietologë të ndryshëm u thonë se në fakt, faktori kryesor se pse disa prej tyre kanë vështirësi në humbjen në peshë është sepse nuk bëjnë mjaftueshëm gjumë.

Por cilat janë arsyet për këtë?

  1. Metabolizmi juaj ngadalësohet

Mund të jeni në dijeni se pagjumësia ngadalëson metabolizmin tuaj, por a e dinit se kjo mund të ndodhë edhe nëse ju abuzoni me gjumin për një natë të vetme? Një studim suedez e provoi këtë me një grup djemsh me një rutinë të rregullt dhe metabolizëm të shëndetshëm, duke i lënë këta të fundit me shumë pak orë gjumë vetëm për një natë. Në mëngjesin tjetër u vu re se frymëmarrja dhe djegia e kalorive ishte ulur me 20%.

2. Dëshira për ushqime me shumë kalori shtohet

Nëse ju flini një orë e gjysmë më pak sesa është norma e lejuar, mundësia është që të nesërmen të konsumoni të paktën 550 kalori më tepër dhe këto kalori nuk vijnë aspak nga sallatat apo frutat. Gjumi ka një influencë direkte te nivelet hormonale dhe kontrollin e përgjithshëm të asaj çka konsumojmë.

3. Më pak energji, më pak kalori të djegura

Ju mendoni se duke qëndruar më gjatë zgjuar do të keni më shumë mundësi për të humbur kalori? E keni gabim! Më pak gjumë do t’ju bëjë të keni më pak energji, çka do të thotë se të nesërmen ju nuk do të keni fuqi për të bërë aktivitet fizik.

4. Gjatë kohës që qëndroni pa gjumë do të konsumoni “fast food”

Sa më shumë të qëndroni natën zgjuar, aq më e madhe është dëshira për të konsumuar ushqime të cilat në shumicën e rasteve janë ushqime të shpejta, me kalori të tepërta.

5. Risku për diabet dhe sëmundje të zemrës rritet

Sa më pak orë gjumi, aq më i dobët është sistemi juaj imunitar, çka do të thotë se risku ndaj sëmundjeve të zemrës dhe diabetit rritet. Sipas studiuesve, personat që flenë më pak sesa 6 orë janë dyfish më të prirur të jenë diabetik sesa të tjerët.

Etiketimet
Shperndaje