Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A mund të ndaloni së komentuari se sa shumë ha unë?

A mund të ndaloni së komentuari se sa shumë ha unë?
December 02
11:13 2016

Një vajzë ka rrëfyer eksperiencën e saj lidhur me njerëzit që e paragjykojnë për peshën dhe ushqimet që ajo konsumon.

“Hera e parë kur dikush komentoi se sa shumë ushqim konsumoja ishte në moshën 7-vjeçare. Kisha shkuar te shtëpia e shoqes sime të klasës dhe mamaja e saj kishte gatuar peshk dhe patate, ushqimin tim të preferuar. Ajo e kishte bërë më të mirë se mami im dhe unë mezi prisja ta haja. Mamaja e shoqes sime më pyeti pasi hëngra pjatën e parë nëse doja sërish dhe unë sigurisht që pranova, por të gjithë të pranishmit në tavolinë qeshën me mua.

Ushqimi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, por shumë prej nesh e lidhin atë me trupin dhe fajin kur vjen puna te sasia.  Shumë njerëz hasen me probleme psikologjike lidhur me ushqimin dhe përpiqen ta kontrollojnë sa më shumë, aq sa e gjitha kalon në një çrregullim në të ushqyer. Kështu edhe unë fillova që mos ta mbaroja vaktin dhe mamaja ime u shqetësua. Filloi të më quante të sëmurë. Nëse thjesht nuk dua të ha apo e kundërta, përse duhet t’ua provoj të tjerëve?

Në punën time të mëparshme shefi ynë pëlqente të na kishte nën kontroll në gjithçka, madje dhe ushqimin, por thjesht nuk e kuptonte që ne ishim njerëz, jo modele.  Njerëzit duhet të kuptojnë se nuk kanë të drejtë të komentojnë mënyrën e të ushqyerit të të tjerëve. Dola njëherë me një djalë dhe pas disa takimesh shkuam të hanim diçka. Sapo ai pa pjatën time më tha:

– Do e hash të gjithë atë?

– Po-, i thashë, – dhe është një kënaqësi.

Kurrë nuk e pashë më prej asaj dite. Mos paragjykoni! Nëse mua më pëlqen vetja teksa shihem përditë në pasqyrë, atëherë do të konsumoj gjithçka dhe aq sa dua”./Blitz.al/

Komento
Shperndaje