Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A janë “Uggs” përsëri në modë? VIP-at mendojnë që po…

A janë “Uggs” përsëri në modë? VIP-at mendojnë që po…
October 20
18:35 2016

Prej vitesh janë konsideruar si aksesorët më “in” dhe shumë të ngrohta. Bëhet fjalë për çizmet “Uggs”, të cilat nuk duhet të mungojnë në dollapin tonë veçanërisht gjatë stinës së dimrit. Sipas personazheve publike, këta aksesorë mbeten të pazëvendësueshëm dhe shumë stil, ndaj nuk dalin kurrë nga moda.

Hilary Duff

Aktorja Hilary Duff i preferon shumë këta aksesorë. “Me një palë pantallona të shkurtra, pallto XXL dhe një palë “Uggs” do të dukeni shumë stil, veçanërisht nëse jeni duke udhëtuar”, – thotë Duff.

ESC: Hilary Duff, Ugg Boots

Rosie Huntington-Whiteley

Modelja e njohur Rosie Huntington-Whiteley është një tjetër fanse e këtyre çizmeve të ngrohta. Partnerja e Jason Statham thotë se në një ditë të ftohtë dhe të gjatë pune, “Uggs”-at janë zgjedhja e duhur për t’u ndier sa më komode.

ESC: Rosie Huntington-Whiteley, Ugg Boots

Olivia Culpo

Aktorja dhe modelja e njohur amerikane, Olivia Culpo, nuk i heq nga gardëroba e saj. “Me një palë streçe të ngushta, një bluzë të gjerë dhe një palë “Uggs” dhe do të dukeni shumë trendi”,- thotë Culpo.

ESC: Olivia Culpo, Ugg Boots

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje