Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është mosha vetëm një numër, apo diferenca e madhe është një katastrofë? Rreziqet e takimeve me burra të moshuar

A është mosha vetëm një numër, apo diferenca e madhe është një katastrofë? Rreziqet e takimeve me burra të moshuar
October 10
19:00 2016

Në verën e vitit 2014 takova Bob-in në një restorant. Unë isha duke pirë një gotë verë me një mikun tim pasdite. Bob u ul pranë nesh dhe po flisnim për profesionet tona. Ai na tregoi se ishte shkrimtar, madje më pyeti në qoftë se mund ta ndihmoja për shkrimin e tij dhe unë i dhashë kartëvizitën time.
“Unë mendoj se atij nuk i interesojnë shkrimet e tua”,- më tha miku im.

U mendova përsëri për zotërinë me flokë të bardhë, i cili ishte më i vjetër se babai im dhe u trondita për atë ç’ka më tha miku im.

“Ai vetëm dëshiron ndihmën time”,- iu përgjigja.

Gjatë dy javëve të ardhshme, Bob më dërgoi disa shembuj të shkrimit të tij dhe nuk kishte asnjë gjurmë flirti. Më pas u takuam dhe pimë një kafe pranë apartamentit tim. Gjatë takimit, kaluam më shumë se një orë duke folur për shkrimin, por kur do të largoheshim ai më tregoi se nuk ishte i interesuar për një “trajnere shkrimi” por kërkonte një lidhje romantike me mua. Unë e falënderova për interesin që kishte dhe i tregova se kërkoja meshkuj me më pak diferencë moshe.

Në atë kohë unë isha 35 vjeçe dhe Bob filloi të tregonte historitë e tij kur kishte qenë 30 vjeç në 1978-n, vitin kur unë linda. Megjithatë, kur e refuzova, ai u duk i tronditur dhe më kërkoi që të mendohesha.

U ndjeva e zemëruar që një  mashkull 3 dekada më i madh se unë më kishte kërkuar takim nën pretekste të rreme. Atij i thashë se do të mendohesha, por nuk i ktheva përgjigje derisa ai hoqi dorë.

Dy vjet përpara se të njihesha me Bob-in hapa një profil në OkCupid dhe pata shumë mesazhe nga burra që kanë kaluar  të 40-at, madje kam marrë shumë pak mesazhe nga njerëz në moshën time. Vura re atëherë se shumë njerëz kërkonin gra rreth 20 vite me të reja. Atyre personave që më shkruanin dhe që kishin në moshën e Bob-it u ktheja përgjigje falënderimi, por nuk doja t’i njihja më tej. Shumë njerëz tek OkCupid  shpreheshin se ishin të rinj në shpirt, madje tregonin eksperiencat e tyre seksuale.  Për mendimin tim, seksizmi nuk njeh asnjë pengesë moshe, por në përvojën time shoh se shumë burra të moshuar dalin me gra më të reja për të larguar frikën e vdekjes.

Pas gjithë këtyre eksperiencave në rrjetet sociale,  në fund takova përsëri një person më të vjetër se unë, është 43 vjeç dhe jemi duke dalë së bashku prej gati një viti. Kur takova të dashurin tim, pavarësisht se ai ishte më i vjetër se unë, vendosa të anashkaloja paragjykimet dhe të dëgjoja zemrën time./Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje