Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A duhet të marrë një grua mbiemrin e bashkëshortit dhe çfarë ndodh në martesat brenda të njëjtës gjini?

A duhet të marrë një grua mbiemrin e bashkëshortit dhe çfarë ndodh në martesat brenda të njëjtës gjini?
November 26
17:56 2016

Më parë gjërat kanë qenë më të thjeshta. Kur një grua dhe një burrë martoheshin, ajo merrte mbiemrin e bashkëshortit.

Por ditët e sotme gjërat kanë ndryshuar. Disa gra ende përpiqen të jenë tradicionale. Një studim i ditëve të fundit ka zbuluar se rreth 65% e tyre në moshën nga 20-30 vjeç ndërrojnë mbiemrat pas martesës.

Ka ende disa persona që mendojnë se femrat që nuk marrin mbiemrin e bashkëshortit nuk e marrin seriozisht martesën dhe nuk janë plotësisht të angazhuara në të. Më vonë gjithçka komplikohet me lindjen e një fëmije për çiftin. Por me rritjen e barazisë gjinore dhe legalizimin e martesave të homoseksualëve, tendenca të reja janë shfaqur kur vjen puna te mbiemri  pasi nuk është më aq e lehtë. Sipas statistikave, vitet e fundit  është rritur në 3 % numri i meshkujve që marrin mbiemrin e bashkëshorteve të tyre pas martesës. Ndonjëherë arsyeja është se mbiemri i mashkullit ka kuptim të shëmtuar apo tingëllon keq.

Kur dy femra martohen së bashku ato mbajnë në përgjithësi mbiemrat e tyre. Trendi i fundit është ai i kombinimit të mbiemrave, si p.sh. kur Dawn Porter u martua me aktorin Chris O’Dowd në vitin 2012, ajo u bë Dawn O’Porter./Blitz.al/

Komento
Shperndaje