Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

9 rrengje që motra i bën motrës

9 rrengje që motra i bën motrës
December 10
12:26 2019

 Kush ka motër është e sigurt që ka përjetuar situata qesharake, kurthe të vogla, që motrat i ngrenë njëra tjetrës vetëm për t’u argëtuar.

E keni parasysh kur ju jeni vetëm në shtëpi dhe njëra bën zhurma të frikshme për të trembur tjetrën?

Ose kur ushqimi, më saktë vetëm pjata që ti do konsumosh është 10-fish më pikante sec pritej? Gjeni në vijim rrëfime të disa vajzave për rrengjet që motrat i punojnë njëra-tjetrës.

 

1.Motra ime dhe unë ishim duke notuar në një pishinë. Duke luajtur së bashku ajo tërhoqi rrobabanjot e mia dhe m’i hoqi ato. Ishte skenë shumë e turpshme ndërkohë që të gjithë ishin duke parë të pasmet e mia.

2.Kur unë isha në shkollë të mesme dhe motra ime ishte 12 vjece, ajo më mori llogarinë e Facebookut, ndryshoi fjalëkalimin, ndryshoi fotot, shkruante statuse për të qeshur dhe argëtohej kur komentonin të tjerët. Ajo nuk më jepte fjalëkalimin derisa e rimora përsëri vet.

3.Kur kam qenë e vogël unë kisha një zakon shumë të keq. Të brendshmet e mia i lija në dhomë pasi ndërrohesha. Kjo ishte dicka shumë e sikletshme dhe motra ime e urrente këtë veprim. Një ditë ajo kishte futur të brendshmet e mia në kutinë e ushqimit. Kur unë hapa kutinë në orën e drekës, në shkollë dhe pash të brendshmet brenda u turpërova nga e gjithë shoqëria.

4.Pasi humba dhëmbin e parë, motra ime më tha që atë do vinte ta merrte “Zana e flokëve” në qoftë se e mbështillja atë me flokë dhe e vija poshtë jastëkut. Për disa muaj kam patur pjesë pa flokë vetëm nga kjo që bëra.

5.Ne ishim në një restorant kinez dhe pyeta motrën cfarë ishte Wasabi, ajo më tha se ishte krem me akull dhe unë e mbusha lugën plot.Pas dy sekondash unë fillova të qaja sepse ishte shumë djegëse.

6.Në klasë të tretë motra ime kishte mbushur kutinë e ushqimit time me ushqim qeni dhe si përfundim unë ngela pa ngrënë.

7.Më erdhën menstruacionet në shkollë, i kërkova motrës një tampon dhe ajo filloi të bërtiste në gjithë shkollën për të më gjetur një të tillë.

8.Motra ime kishte ftuar miqtë e saj në shtëpi, unë doja të lija përshtypje në sy të tyre dhe fillova duke ngacmuar motrën. Ajo u tregoi atyre se unë kam probleme me gazrat. Që atë here nuk takova më asnjë mik të sajin.

9. Ishim në aeroport, duke qëndruar ulur në një stol m’u ngjit një camcakëz në të pasme, nëna ime filloi të ma hiqte, kurse motra ime mori telefonin dhe filloi të më bënte video duke u tallur dhe duke qeshur.

/Blitz.al/

Share