Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 reagimet që trupi ynë i bën për të na mbrojtur dhe ne nuk i dimë

9 reagimet që trupi ynë i bën për të na mbrojtur dhe ne nuk i dimë
November 17
09:36 2016

Trupi ynë ka një numër kompleks ciklesh biologjike dhe sistemesh që mund të jenë të vështira për t’u kuptuar plotësisht. Por nëse do t’u referohemi disa reagimeve që ne ndoshta i kemi të përditshme, por nuk u kushtojmë shumë rëndësi, mund të themi se trupi ynë punon mjaft mirë për të na mbrojtur. Më poshtë keni të renditura 9 prej këtyre reagimeve, që ne as nuk i dinim që kishin këtë funksion!

  1. Hapja e gojës

1

Sigurisht që ne këtë e lidhim me faktin që na flihet, por në fakt hapja e gojës qetëson trurin pasi është nxehur ose ngarkuar më shumë seç duhet.

  1. Teshtima

2

Në momentin që jemi irrituar nga një sërë mikrobesh apo pluhurash, menjëherë ky mekanizëm mbrojtës i nxjerr jashtë të gjitha ato që bëjnë dëm në trupin tonë.

  1. “Streching”

3

Në mënyrë që të bëjmë gati trupin për aktivitet, shpesh bëjmë zgjatje që në momentin që jemi në krevat. Kjo bën që qarkullimi i gjakut të përmirësohet, si dhe ndikon direkt në rregullimin e humorit tonë.

  1. Lemza

4

Kur hamë shpejt apo kur kemi kaluar një masë të madhe të ushqimit, menjëherë na nis lemza. Kjo në fakt bën që të mos dëmtohet stomaku dhe diafragma.

  1. Dridhjet e menjëhershme të trupit

5

Na ndodh ndonjëherë, më së shumti kur jemi shtrirë, që të përjetojmë një dridhje për më pak se një sekondë që ngjan si një shok elektrik. Kjo ndodh kur keni filluar të flini dhe ndërkohë frymëmarrja juaj qetësohet, pulsi ulet dhe muskujt relaksohen.

  1. Vyshkja e lëkurës

6

Kjo ndodh zakonisht kur rrini shumë në ujë apo kur keni kontakt të drejtpërdrejtë me ujin. Ky është një mekanizëm mbrojtës që me anë të duarve të keni ku të kapeni dhe të mos rrëshqisni.

  1. Harresa

7

Kur  ju ndodh diçka shumë e keqe në jetën tuaj, truri ka tendencën ta harrojë apo ta fshijë nga kujtesa. Ky është një mekanizëm mbrojtës që ju të mos trishtoheni edhe më shumë.

  1. Rrëqethja e trupit

8

Funksioni i parë është që të ulë nivelin e të ftohtit, duke i mbrojtur poret që të jenë të ngrohta.

  1. Lotët

9

Lotët janë mekanizëm mbrojtës ndaj emocioneve negative. Shkencëtarët besojnë se në situata stresuese, trupi krijon një irritim të fuqishëm, në mënyrë që të fokusohesh te lotët dhe jo te dhimbja që ndjen për sa u përket emocioneve.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje