Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 mënyrat për t’u zgjuar me humor të mirë

9 mënyrat për t’u zgjuar me humor të mirë
May 16
20:16 2016

Ajo që urrejmë më shumë nga një ditë është zgjimi i mëngjesit. Koha e zymtë (ose edhe me shi), ora që tregon se je vonë apo dikush që të troket vazhdimisht në derë për t’u ngritur, janë këto gjëra që na bëjnë të urrejmë pothuajse çdo gjë që në mëngjes.
E dinit që ekzistojnë disa këshilla për t’ua bërë zgjimin në mëngjes më të lumtur?
Jo vetëm që ekzistojnë, por janë edhe produktive, prandaj ne po jua rendisim më poshtë:

  • 1. Gjeni një arsye të mirë për t’u zgjuar
    Para se të “braktisni” shtratin, shikoni listën e gjërave që duhet të bëni dhe organizojini në mënyrë që gjërat më të vështira të kryhen pasdite. Kjo sepse do t’i kryeni punët që keni planifikuar në sajë të energjisë së akumuluar. Pasditja ju siguron më shumë energji, pra jo më lodhje që në mëngjes.

 

  • 2. Harrojeni butonin “Snooze”
    Nëse bie alarmi për t’u ngritur, atëherë ngrihuni. Mos hezitoni edhe për 10 minuta të tjera. Nuk ka justifikime. 5 apo 10 minuta më shumë në shtrat do të thotë “mirupafshim” mëngjes apo larje dhëmbësh apo vonesë në punë a shkollë. Gjithashtu, kthimi nga ana tjetër, pasi ka rënë alarmi, do të thotë një gjumë më i thellë, pra më shumë “dhembje” kur të ngriheni nga shtrati pas “kohës shtesë”.

 

  • 3. Gjumi vetëm 4 orë është thjesht i pamjaftueshëm.
    Eliminojini daljet orëve të vona kur ju duhet të zgjoheni në 7.00 apo 8.00. Sepse që organizmi juaj të jetë 100% në funksion të plotë duhen të paktën 6-8 orë gjumë. Dhe më e rëndësishmja, mos e prishni regjimin për asgjë në botë.

 

  • 4. Nëse zgjoheni pak më herët – ngrijeni prapanicën nga shtrati
    Ju e keni vënë alarmin në 6.00 të mëngjesit dhe zilja  bie në 5.45.  Mos u ktheni nga ana tjetër, por ngrihuni dhe përdorini ato 15 minuta me eficencë. Mendoni anën tjetër, 15 minuta më shumë për t’u krehur, për t’u rregulluar dhe për të ngrënë.

 

  • 5. Zgjohuni në të njëjtën orë si gjatë javës, edhe në fundjavë
    Duket e vështirë, por jo e pamundur. Trupi dhe mendja juaj do të mësohen më një orar të caktuar gjumi dhe do të ishte një sforcim i madh ndryshimi i orarit brenda javës. Fundja do të keni më shumë kohë për të bërë atë që doni të bëni gjatë fundjavave.

 

  • 6. Hidhuni
    Me kuptimin e parë të fjalës. Hedhja do t’ju rigjenerojë energjitë dhe do t’ju largojë tërë gazrat e dëmshëm nga organizmat. Akoma më mirë do të ishte hedhja në litar.

 

  • 7. Hapni dritaren
  • Ndonjëherë kur zgjoheni në mëngjes duket sikur mendja juaj është akoma në gjumë të thellë. Hapni dritaren, akoma më mirë do të ishte sikur të dilnit në ballkon dhe të merrnit ajër të pastër. Atëherë edhe mendja do të zgjohej në mënyrë perfekte.

 

  • 8. Pini një gotë ujë
    Mënyra më e mirë për të përgatitur ilaçin “anti-gjumë” është të shtoni pak limon dhe mjaltë në një gotë me ujë. Pini këtë “koktej” dhe shkoni “pushtoni” botën.

 

  • 9. Konsumoni një mëngjes të mirë
    Shmangni mëngjeset me ushqime e pije me përmbajtje të larta kalorish dhe sheqer sepse mund t’ju provokojnë atë që quhet “stomaku i rëndë” dhe përgjumjen. Mëngjesi juaj duhet të jetë i shijshëm dhe i shëndetshëm në të njëjtën kohë. Ky kombinim do të sillte produktivitet në ditën tuaj.
Komento
Etiketimet
Shperndaje