Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 mendime që nuk i kisha derisa u bëra baba

9 mendime që nuk i kisha derisa u bëra baba
March 18
20:56 2016

 

  1. “Unë nuk kujdesem më  për pamjen time në publik”. Xhinse të vjetra? Kujt i intereson! Një triko që nga viti 1993? Rruajtja e mjekrës? Oh, ka shumë punë. Fatmirësisht, nuk jam duke shkuar në ndonjë vend interesant, kështu që nuk ka rëndësi.
  2. “Hmm, nuk e di se sa kohë do të vazhdoj të jem i kënaqur me njerëzit që komplimentojnë vajzën time”. Në vitet në vijim, të gjithë ata që do të më pohojnë se sa i bukur është fëmija im as mos ta çojnë ndërmend ta thonë sepse do t’i urrej. Tani boll e pe, sepse do të kesh probleme me mua.
  3. “Prindërit beqarë duhet të jenë superheronj”. Si dreqin ia bëjnë? Unë kam çdo avantazh që një  prind i ri mund të ketë, por vazhdimisht ndihem sikur fëmija im do të mbytet. Të kesh një fëmijë është rraskapitëse për të gjithë, por unë jam i habitur se si prindërit beqarë ia dalin vetëm.
  4. “Unë nuk i besoj askujt”.  Oh, sigurisht! Unë kam miq të ngushtë. I dua prindërit e mi dhe vjehrrit. Njoh edhe shumë prindër që kanë rritur fëmijë të mrekullueshëm. Megjithatë, në qoftë se e lë fëmijën tim me ndonjërin prej tyre, instinktivisht mendoj se ata po bëjnë diçka të gabuar dhe po e tmerrojnë fëmijën për vdekje. Vetëm unë di se si duhet ushqyer dhe ndërruar fëmija im në mënyrën e duhur.
  5. “Kaq shumë mënyra aksidentale që mund të dëmtojnë një fëmijë!” Dua ta mbroj fëmijën tim aq shumë sa çdo gjë që ndodhet  në shtëpi është një armë tani. Gushorja e saj po e mbyt. Karikusi i celularit është një rrezik për t’u mbytur. Ngjitja e shkallëve mund të jetë fatale. Sa herë që ky fëmijë qesh, unë e meritoj një çmim.
  6. “Unë gëzoj respekt për çdo gjë të shpikur që e bën fëmijën tim të qeshë”. Ka qenë një kohë kur tallesha me dinozaurin Barney apo me gjithë ato lodra aq të bezdisura që nuk bënin asgjë por veç zhurmë dhe se blerja e arushave ka qenë një shpenzim i kotë. Tani, në qoftë se fëmija im është i mahnitur përkohësisht me një lugë plastike, unë fshehurazi jam kurioz ta di kush e ka shpikur atë. Dora eksploruesja do jetë Perëndia ime e re.
  7. “ Të bëhesh gati herët në mëngjes? Çfarë është kjo?” Ju e njihni  këtë ndjesi  kur jeni të çlodhur, të larë, jo të uritur dhe gati për të qenë pjesë e botës? Unë nuk e njoh. Mëngjesi im nis duke ngrënë mëngjesin,  dush i shpejtë dhe veshje. Jam mësuar me këtë tani. Gjysmë i zgjuar, gjysmë i uritur dhe me shpresë që nuk kam veshur pantallonat mbrapsht.
  8. “Si e ka emrin gruaja ime?” Nuk e mbaj mend sepse ka muaj që nuk e kam përdorur. Ajo tani është “mam…mami”. Kur  u martuam, ajo e ndryshoi emrin. Askush nuk më tha që ajo do e ndryshonte atë përsëri brenda pak viteve.
  9. “Unë jam njeriu më qesharak në botë”. Fryj faqet e mia dhe u qëlloj butësisht me shuplaka duke nxjerrë ajër në fytyrën e bebes time dhe ajo qesh sikur është gjëja me e mrekullueshme që ka përjetuar.  Dreq, sa qesharak jam!
  10.  
Etiketimet
Shperndaje