Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

9 gjërat për të cilat nënat nuk duhet të shqetësohen dhe të kërkojnë falje

9 gjërat për të cilat nënat nuk duhet të shqetësohen dhe të kërkojnë falje
September 30
13:29 2016

Shpeshherë nënat ndihen keq për veprimet e fëmijëve dhe kërkojnë falje në vend të tyre. Jo gjithmonë kjo është e drejtë.  Ajo nuk ka pse të kërkojë për çdo gjë falje, sepse jo çdo veprim është një gabim.

Më poshtë do të gjeni 9 prej gjërave për të cilat nënat ndihen keq dhe detyrohen të kërkojnë falje.

  1. Për vendimet që merrni për fëmijën tuaj. Ju jeni nënë dhe e dini shumë mirë si të silleni me fëmijën tuaj dhe mos u ndikoni nga fjalët apo gjykimet e të tjerëve.
  2. Kur tregoni gjinjtë në publik. Nënat paragjykohen shpesh për këtë gjë, por njerëzit duhet të kuptojnë se është një gjë mjaft e natyrshme dhe nuk keni pse kërkoni falje.
  3. Fëmija juaj herë pas here mund të prishë gjëra ose të hedhë sende, edhe pse ato janë të të tjerëve. Në fund të fundit ai është një fëmijë, nuk keni pse të viheni në siklet.
  4. Fëmija juaj nuk i ndan lodrat dhe për këtë nuk duhet të ndiheni ju fajtorë sepse ai e përfytyron si duhet të sillet me të tjerët.
  5. Nuk jeni një nënë elegante. Të jesh nënë është një eksperiencë e bukur, por edhe shumë e lodhshme. Kjo eksperiencë shpesh nuk ju lë kohë të kujdeseni për veten tuaj.
  6. Nuk jeni një nënë e planifikuar. Kjo ndodh sepse fëmija nuk mund të përshtatet me planet tuaja kështu që mos u shqetësoni.
  7. Ndodh që ta lini gjithë ditën fëmijën tuaj me pelena pa e veshur ose pa e ndërruar, por kjo është një gjë që ndodh gjithmonë dhe nuk keni pse të ndiheni fajtore.
  8. Sa shpesh kryeni ju marrëdhënie seksuale. Kjo mund të ndodhë sepse fëmija juaj nuk ju lë kohë të merreni me jetën tuaj personale.
  9. Postoni shumë foto në rrjetet sociale. Kjo nuk ka pse t’ju shqetësojë sepse në fund të fundit ju jeni duke hedhur fotot e fëmijës tuaj dhe nuk keni asnjë arsye për ta izoluar atë./Blitz.al/

 

 

 

Komento
Shperndaje