Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

85-vjeçari dhuron fustanin e nusërisë së bashkëshortes, por me një surprizë të vogël në të

May 19
14:08 2016

Një dyqan bamirësie në Angli që mbledh fonde për të ndihmuar në trajtimin e sëmundjeve të kancerit mori një dhuratë anonime, një fustan nusërie  të  bukur dhe cilësor.

Por përveç dhuratës së pazakontë ishte një surprizë e cila e bëri edhe më speciale situatën.  Të kënaqur dhe ngazëllyer,  punonjësit e dyqanit nisën një kërkim në internet për të gjetur kavalierin, i cili kishte bërë një dhuratë të tillë. Shpërndarja  në Facebook fitoi menjëherë vëmendje, por nuk ka qenë bukuria e fustanit ajo që e bëri postin viral, por shkrimi që ishte lënë bashkë me fustanin. Letra bashkangjitur dhuratës kishte dedikimin: “Uroj që çdo grua që ta marrë këtë dhuratë të ketë një jetë të lumtur me të dashurin e saj, njësoj si  56 vitet e mia. Jam një njeri me fat që u martova me një grua si e imja”.

Në mënyrë që të mblidhnin  sa më shumë para për bamirësi, dyqani e vendosi në shitje fustanin në eBay dhe deri tani ka marrë 62 oferta prej më shumë se 6000 paundësh.

Pas një farë kohe, punonjësit e gjetën autorin e shkrimit, por ai dëshironte të mbetej anonim. Pensionisti 85-vjeçar është shprehur se vendimi për të dhuruar fustanin e nusërisë së bashkëshortes ishte i vështirë, por ai është i lumtur që do e ruajë kujtimin e saj nëpërmjet këtij veprimi.

 

Shperndaje