Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

830 euro një çantë “Gucci”? Çmimi i vërtetë do t’ju skandalizojë…

830 euro një çantë “Gucci”? Çmimi i vërtetë do t’ju skandalizojë…
September 15
18:11 2016

Një artizan pretendon se paguhet vetëm 24 euro për të prodhuar një çantë “Gucci”, e cila më pas shitet 830 euro në dyqane.

Është kjo situata e furnizuesve të firmës së famshme, e treguar gjatë emisionit “Report” të Milena Gabinelli-t në Rai.

“Ky sistem i dërgon në shtëpi punëtorët italianë për t’i zëvendësuar me ata kinezë, të cilët punësohen me kohë të pjesshme për të punuar dyfishin e kohës. Një evazion që ul shumë koston e prodhimit”, – shprehet gazetarja që ka realizuar reportazhin.

Gjithashtu, gjatë emisionit u përfol se në 10 vitet e fundit, Toskana, që është “djepi i lëkurës”, është shndërruar në zonën kryesore të shumë markave të luksit që kanë gjetur mënyrën ideale për të prodhuar lehtësisht në Itali, pa shkuar deri në Kinë.

Hetimi rreth kësaj çështjeje ka nisur që në kohën kur një artizan italian kishte denoncuar në redaksinë e emisionit se në disa fabrika në zonën ku jetonte ai, kishte shumë njerëz që punonin të paktën 16 orë në ditë. /Blitz.al/

Shperndaje