Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 zakonet e përditshme që do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës/e

8 zakonet e përditshme që do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës/e
May 24
14:56 2016

Para se të dalim në mëngjes apo në mbrëmje, qëndrojmë para pasqyrës për minuta apo edhe orë të tëra duke rregulluar pamjen tonë të jashtme. Pse? Sepse duam të dukemi sa më tërheqës për të tjerët.

Ideja se tërheqja vjen vetëm nga pamja e jashtme është mbizotëruese dhe e gabuar. Ka një mori mënyrash për t’u dukur tërheqës në sytë e të tjerëve, përveç make up-it apo trajtimeve në sallonet e bukurisë. Më poshtë do t’ju renditim 10 zakonet ditore që do t’ju bëjnë të dukeni më tërheqës në sytë e të tjerëve.

  1. Lidhuni thellësisht me njerëzit

Ashtu siç jemi tërheqës për njerëz të ndryshëm, edhe ata janë tërheqës për ne. Të qenit i këndshëm apo i pëlqyeshëm nga të gjithë është e thjeshtë; kushtojini më shumë vëmendje asaj që po thotë personi tjetër për ju sesa asaj që thoni ju për veten.

Bëni pyetje “pikante” për të kuptuar prapaskenat e një veprimi, preference apo historie të personit përballë jush. Kjo do t’ju bënte të kuptonit më shumë për të tjerët.

2. Trajtojeni miqësinë si prioritet

Miqtë nuk e lënë miqësinë të rritet veçmas tyre. Duke e ushqyer mirë miqësinë, ju praktikoni aftësitë e nevojshme për të pasur një marrëdhënie të lumtur, romantike dhe të qëndrueshme.

Miqtë ju bëjnë të buzëqeshni dhe buzëqeshja është gjithmonë tërheqëse.

3. Jetoni në të tashmen

Një studim i kryer mbi tërheqjen e sekseve në një organizim ku njerëzit duan të gjejnë personat e duhur për një lidhje, ka dalë në përfundimin se femrat i shihnin meshkujt e ndërgjegjshëm e të ditur më tërheqës sesa të tjerët, kurse me meshkujt ndodhte e kundërta; meshkujt nuk i shihnin tërheqëse femrat e ditura.

Ndërgjegjja është një lloj vetëdije. Ajo është dija që njeriu ka për të tashmen; është dija që njeriu ka se çdo gjë është ashtu siç duhet në këtë kohë (në të tashmen).

Kjo e bën një njeri tërheqës pasi i zhvendos fokusin nga depresioni apo ankthi në kohën që po jeton. Njerëzit e ndërgjegjshëm për veprimet e tyre janë më të balancuar emocionalisht.

4. Lëvizni trupin

Është tashmë e ditur që ushtrimet fizike e mbajnë trupin në formë dhe trupat e shëndetshëm janë më tërheqës së ata të pashëndetshëm. Kjo është shumë e vërtetë për meshkujt dhe femrat që po kërkojnë partner të shëndetshëm për të krijuar një familje.

Kur ne mendojmë për dikë që është tërheqës, ata (personat në mendje) zotërojnë një hijeshi në veprime. Pra, balancimi i peshës trupore dhe tendosja e muskujve do t’ju bëjnë të prezantoheni si një partner tërheqës.

5. Ushqehuni me ushqim të mirë e të shëndetshëm

Ushqimi i të organeve të brendshme ndihmon ushqimin e lëkurës. Një lëkurë e shndritshme është gjithmonë tërheqëse, prandaj edhe mund të themi se bukuria lind nga brenda njeriut. Imagjinoni për pak minuta personin që ju pëlqeni duke iu vështruar teksa po hani. Do të ishte partneri i mundshëm më i tërhequr nga ju nëse po hani ushqime të thata apo një vakt me produkte bimore të përgatitura vetë?

6. Mësoni vlerën e vetes

Jini i sigurt për vlerën që keni si qenie njerëzore dhe se vleni akoma më shumë për shkak të karakterit, inteligjencës dhe veprimeve të sjellshme. Është thënë edhe më parë që siguria është seksi dhe dashuria për veten është një nga rrugët e ndërtimit të vetëbesimit.

Vështrojini të tjerët direkt në sy dhe thoni me vete: “Do të hedh grepin tek ai apo ajo që ia vlen të më ketë mua”.

7. Bëjeni zakon të pasurin e kohës së lirë

Kujdesi për veten përfshin pak kohë pa stres dhe shqetësime. Sigurohuni që të çlironi stresin duke shijuar kohën e lirë në një kafene apo në mënyra të tjera argëtimi.

Edhe njëherë, mendoni sikur partneri juaj ideal po ju sheh teksa relaksoheni. Zgjidhni një aktivitet që ju ushqen shpirtin, si joga, meditimi apo leximi.

8. Gjeni lumturi në gjërat më të vogla

Në çdo moment keni mundësinë për të qenë ose të lumtur ose të zemëruar. Zgjidhni gëzimin dhe lumturinë, pavarësisht çdo situate. Ky moment dhe buzëqeshja në fytyrën tuaj do t’ju çonte në gjetjen e njeriut të duhur për ju dhe që kanë të njëjtën paraqitje si tuajën, pavarësisht të jashtme apo të brendshme.

Dhe mbi të gjitha, është e rëndësishme të dini se nuk do t’ju duan për çfarë nuk jeni, por për atë që jeni.

Etiketimet
Shperndaje