Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 truke të vogla psikologjike që do ta bëjnë jetën tuaj më të thjeshtë

8 truke të vogla psikologjike që do ta bëjnë jetën tuaj më të thjeshtë
March 18
12:21 2016

Edhe gjërat në dukje tepër të komplikuara e kanë një zgjidhje. Mirëpo, kur vjen fjala tek disa veprime që mund ta bëjnë jetën tonë në mos më të lehtë, të paktën më të bukur, atëherë ja vlen të provoni disa nga këto truke për të zgjidhur situata të vogla, por tejet të këndshme!

1. Doni të kuptoni nëse një njeri ju pëlqen?
Zgjidhni një fjalë të cilën ju e pëlqeni dhe përmendeni atë shpesh. Sa herë që personi me të cilin po flisni e përdor këtë fjalë, pohoni me kokë dhe buzëqeshni. Nëse ky person ndjen për ju atëherë do të filloj ta përdorë këtë fjalë shumë shpesh duke e ditur se dhe juve ju pëlqen.

2. Dëshiron që njerëzit të të marrin më seriozisht?
Sa herë që bisedoni për gjëra serioze me miqtë tuaj, thuaj frazën “prindërit e mi më kanë thënë…” ose “kam lexuar diku…” “babai im më ka treguar…” dhe do të shihni se ata do t’iu besojnë lehtesisht, pasi njerëzit kanë tendencën të besojnë më tepër fjalët e prindërve dhe informacionet e shkruara nga persona të specializuar në tema të caktuara.

3. Bëhu kampion I lojës “Guri, letra dhe gërshëra”!
Psikologët kanë dalë në përfundimin se fitorja në këtë lojë fëmijësh, është një indikator i mrekullueshëm optimizmi! Që ta fitosh këtë lojë mjafton vetëm që pak minuta përpara se të luash, bëji kundërshtarit një pyetje cfarëdo. Sipas vëshgimeve të disa studiesve, shoku juaj konfuz me shumë gjasë do të zgjedh “gërshërën”. Ja tek e fituat lojën!

4. Dëshironi që njerëzit të jenë dakord me ty dhe ato çka thua?
Mjafton te pohosh me kokë cdo fjalë që thua! Ky veprim shpreh se gjithcka që je duke thënë është e vërtetë dhe ju jeni të sigurt për atë çka thoni. Gjithashtu nuk duhet të harroni faktin se njerëzit do të pohojnë gjithashtu me kokë çdo fjalë që ti thua nëse përdor siç duhet vetbesimin.

5. Dëshiron të heqësh nga mendja një këngë që të është fiksuar gjithë ditën?
Mjafton te kujtosh frazën e fundit të këngës. Duke u bazuar në efektin e quajtur ‘Zeigarnik’, truri jonë priret të harrojë më së shumti veprime apo fjalë të pambaruara. Prandaj nëse do të mund të këndoni vetëm frazën e fundit të këngës, ajo do të largohet nga mendja juaj shumë shpejt.

6. Dëshironi që fëmijët tuaj të hanë brokolin?
Shko pranë tyre dhe thuaj “ Deshiron 2 apo 3 brokoli?” në vend te shprehjës “Dëshiron të të sjell pak brokoli?”. Në këtë mënyrë fëmijës tuaj do ti duket sikur e ka marrë tashmë vendimin për të ngrënë brokoli dhe mjafton të zgjedhi vetëm sasinë e këtij ushqimi. Mund ta përdorësh këtë truk me çdo ushqim që ju keni vështirësi t’i imponoheni fëmijëve tuaj.

7. Dëshironi që një person tju ndihmojë?
Niseni kërkesën tuaj me fjalinë “Kam nevojë për ndihmën tënde…”. Njerëzve nuk ju pëlqen të duken sikur janë të pasjellshëm, prandaj dhe nuk do të mund të refuzojnë kërkesën tënde të sjellshme.

8. Keni përshtypjen se dikush po ju sheh por nuk jeni të sigurtë?
Mjafton të hapni gojën sikur jeni të përgjumur dhe nëse shihni se dhe personi tjetër bën të njëjtën gjë atëherë është e sigurt që ai/ajo është duke ju parë, pasi të gjithe e dimë sesa veprim ngjitës është ky i fundit!

(Burimi: Cosmopolitan)

Etiketimet
Shperndaje