Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 sjelljet e vogla që njerëzit përdorin për të gjykuar personalitetin tuaj

June 08
13:22 2016

1. Mënyra se si trajtoni kamerierët dhe punonjësit e tjerë të shërbimit

1. Mënyra se si trajtoni kamerierët dhe punonjësit e tjerë të shërbimit
Picture 1 of 8

Ky është jo vetëm një çast kritik për të parë se si silleni me njerëz që ju shërbejnë, por disa nga punëdhënësit më të fuqishëm në botë e përdorin taktikën e vëzhgimit të kësaj sjelljeje për të kuptuar më mirë natyrën e një punonjësi. Nëse silleni me respekt dhe kulturë me personat që ju shpërbejnë, me shumë mundësi do të krijoni një marrëdhënie të mirë edhe në punë, nëse ju silleni indiferent apo përçmues, mundësia është që i tillë të jeni edhe në ambiente pune.

Truri i njeriut është krijuar në mënyrë të atillë që nuk mund të shmangë gjykimin. Ky mekanizëm e bën të vështirë të mos interpretojmë veprimet e një personi tjetër në mënyrën se si duam ne.

Ndërkohë që në përgjithësi mendohet se këto gjykime bazohen nga mënyra se si komunikojnë dhe falin të tjerët, një studim tregon ndryshe. Në fakt, shumica e asaj që gjykojmë te të tjerët gjendet te disa sjellje të vogla të tyre. Prej këtyre veprimeve që në dukje nuk janë tepër të rëndësishme, ekspertët madje janë të aftë të konkretizojnë një portret për sa u përket veçorive të karakterit të një personi.

Nëpërmjet galerisë, ndiqni disa prej këtyre sjelljeve apo veprimeve që në fakt ndihmojnë shumë në perceptimin e të tjerëve për ne.

Komento
Shperndaje