Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 shenja që tregojnë se po e harxhoni kohën kot pa e kuptuar

8 shenja që tregojnë se po e harxhoni kohën kot pa e kuptuar
August 02
17:12 2016

Të gjithëve na ka ndodhur të pyesim veten se çfarë dëshirojmë të bëhemi në të ardhmen. Kur kemi arritur moshë madhore pyesim sërish për ato ëndrra dhe llogarisim se sa prej tyre kemi arritur të realizojmë. Një psikologe, për të gjithë ata që shpesh i përgjigjen negativisht vetes, ka dhënë disa indikacione për të kuptuar dhe për të bërë të mundur sado pak realizimin e disa ëndrrave tuaja pasi kurrë nuk mund të jetë shumë vonë.

  1. Shpenzoni shumë kohë duke bërë gjëra që nuk duhej t’i bënit

Lojëra në kompjuter, playstation, reality show apo thjesht qëndrimi për një kohë të gjatë në internet janë disa nga gjërat që ju pengojnë më së shumti. Pjesë e tyre janë edhe ushqimi i tepërt që konsumoni apo  përdorimi i alkoolit dhe nëse do të vazhdonte, kjo listë do të ishte e gjatë.  Merreni seriozisht jetën dhe kini kujdes me çfarë e shpenzoni kohën. A po ju çojnë këto veprime në një jetë më të mirë? Nëse jo, atëherë duhet që të  rivlerësoni aktivitetet tuaja dhe të bëni ndryshime.

2. Ankoheni shpesh

Në përditshmëri hasemi me njerëz që ndihen të lodhur nga jeta dhe nuk pushojnë së ankuari te të tjerët rreth kësaj. Nëse jeni njëri prej tyre, nëse ankoheni për punën, për shefin, për bashkëshortin apo fqinjën tuaj, dijeni se askush tjetër, veç jush, nuk mund ta zgjidhë këtë problem. Të menduarit negativisht asnjëherë nuk i ndryshon gjërat, vetëm sa ju mban të mbërthyer edhe më shumë me problemin.  Kështu që ndryshojini mendimet dhe flisni për gjithçka ju vlerësoni në jetën tuaj, jo për atë që nuk pëlqeni.

3. Nuk “ushqeni” mendjen

Nëse nuk jeni në vazhdimësi duke mësuar gjëra të reja atëherë  jeni si një pemë pa kokrra. Kështu duket dhe mendja juaj nëse vazhdimisht nuk mësoni gjëra të reja, informacione që do t’ju mbajnë aktivë.

4. Nuk ndjeni frymëzim

Keni pasion për diçka?  Ka shumë njerëz që nuk kanë pasione, megjithatë duhet të  aktivizoheni dhe t’i dedikoheni diçkaje. Gjeni diçka që t’ju sjellë humorin dhe t’ju japë gëzim. Zbulojeni vetë se çfarë ju pëlqen dhe dedikojuni.

5. Nuk e planifikoni të ardhmen

Është gjithnjë mirë të jetosh momentin dhe të tashmen, megjithatë është mirë që të keni një plan për të ardhmen.  Nëse nuk keni një plan apo qëllim, jeni si një varkë në mes të oqeanit që po shpreson që valët ta nxjerrin diku në breg. Ju nuk mund të jeni një varkë. Duhet të bëni një plan apo udhëzues se cili do të jetë qëllimi juaj, çfarë dëshironi të arrini në jetë.

6. Harxhoni kohë me njerëz që nuk ju ndihmojnë të ecni në jetë

Të kalosh kohë me njerëz të caktuar të cilët të bëjnë të ndihesh një njeri më i mirë, por që nuk ju shtyjnë të ecni përpara me qëllimet tuaja, nuk është diçka e rekomandueshme. Nëse vazhdoni të shoqëroheni shpesh dhe gjatë gjithë kohës me ta do të vijë një moment që nuk do të arrini të merrni dot më frenat e jetës suaj. Miqësi të tilla nuk ju japin asgjë pozitive në këmbim.

7. Jeni të fiksuar pas telefonit

Telefonat janë mjetet më të zakonshme me të cilët njerëzit fiksohen së tepërmi.  Megjithatë, kur shpenzoni orë të tëra pas aplikacioneve dhe lojërave duhet të reflektoni se jeni duke e çuar dëm kohën tuaj. Kjo gjë ndikon negativisht edhe në marrëdhëniet me njerëzit, pasi nuk është etike të merresh me telefonin në rastet kur jeni duke darkuar. Me persona të tillë kjo është një situatë që ndodh shpesh.

8. Shpenzoni para në gjëra pa kuptim

Ka një dallim mes nevojës dhe dëshirës dhe kur vjen puna te paratë duhet të arrini të dalloni vijën ndarëse.  Duhet t’i bëni llogaritë mirë dhe mos t’i harxhoni kursimet tuaja në gjëra të panevojshme. Në vend të kësaj kurseni paratë për të ardhmen.

Shperndaje