Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 propozimet më të çuditshme që s’duhet t’i provoni kurrë

8 propozimet më të çuditshme që s’duhet t’i provoni kurrë
May 08
18:52 2016

 

Jemi mësuar të dëgjojmë e të lexojmë shpesh për propozimet më të bukura, që konsistojnë në darka me qirinj, në ujëvara, në kështjella etj., por rrallë herë për propozimet e çuditshme që kanë shkuar keq (ose kanë qenë keq që në ide).

Falë blog-ut Reddit dhe komentuesve të tij, kemi mundësinë të rendisim disa nga këto propozime.

 

  • Propozimi i parë:

“Një djalë që unë njihja dikur i bleu të dashurës një unazë diamanti si dhuratë për ditëlindje pa i shkruar asgjë më shumë. Ajo e hapi dhuratën dhe tha: Oh, budalla! Sigurisht që dua (të martohem)”.

Ai nuk ktheu përgjigje apo e kundërshtoi, por thjesht vazhdoi me idenë e martesës”.

 

  • Propozimi i dytë:

“Shumëkush dëshiron t’i propozojë të dashurës në “Disney”, mundësisht para kështjellës dhe të përfshijë tërë stafin e “Disney”-t . “Një gjeni” vendosi të propozojë në malin Splash në “Disney”. Ata hipën në mal. Në majë. Para se t’u binte unaza”.

 

  • Propozimi i tretë:

“Bashkëshortja ime thotë se mënyra se si i propozova unë ishte traumatike.

Ajo ishte gjashtë muaj shtatzënë dhe bashkëjetonim në një apartament tmerrësisht të keq. Një ditë, e ula në kolltuk dhe i thashë: “Ajo që dua të them është diçka që do të na ndryshojë jetën, por duhet të ta them. Marrëdhënia jonë ka ardhur në një pikë që vetëm diçka mund ta shpëtojë…Do të martohesh me mua?

Ajo mendoi se do ta lija të vetme me një fëmijë, prandaj filloi të qante dhe më pas më goditi fort. Do të doja t’i kisha propozuar në një mënyrë tjetër…”

 

  • Propozimi i katërt:

“Organizova një takim me të dashurën, duke përfshirë edhe një darkë në një lokal me emër. Në mes të darkës inskenova një hemorragji cerebrale. Rashë në tokë dhe menjëherë erdhën infermierët. Në momentin që më shkopsitën këmishën që të më bënin frymëmarrje artificiale dhe elektroshok, e dashura ime pa të shkruar me bojë të kuqe në trupin tim frazën “Do të martohesh me mua?”. Më pas zgjata unazën dhe i thashë: “Nuk mund të jetoj pa ty!”

 

  • Propozimi i pestë:

“Mënyra se si babai im i ka propozuar mamasë sime është me të vërtetë e çuditshme.

Babai: Sa kg mendon se mund të humbësh deri në shtator?

Mamaja: Prit. Pse?

Babai: Po mendoja për të bërë një dasmë atëherë”.

 

  • Propozimi i gjashtë:

“Unë i propozova sime shoqeje duke përdorur policinë.

Teksa po ecnim me makinë, papritur na ndaloi policia dhe e nxorën jashtë. Ata thanë se ajo ishte e përfshirë në një rrëmbim. Sigurisht, ajo u bë nervoze dhe filloi të bërtiste, por policët nxorën një fotografi të madhe timen dhe i thanë: “Ti ke rrëmbyer zemrën e këtij djali”. Pastaj unë  u ula në gjunjë dhe i nxora unazën”.

 

  • Propozimi i shtatë:

“Ishim të dehur në një festival muzikor.

Teksa po kërcenim, u ula dhe mora dy fije bari dhe i lidha me njëri-tjetrin dhe më pas ia vendosa në gisht.

Ajo tha po, por më pas kuptova se kisha bërë një gabim të tmerrshëm”.

 

  • Propozimi i tetë:

“Bashkëshorti im më propozoi gjatë një seance trajtimi për personat që konsumonin lëndë narkotike.

Unë pranova, por ai s’mban mend asgjë nga ato që më tha apo bëri.

Gjithsesi ne u martuam”.

Etiketimet
Shperndaje