Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 mënyra si të shihni porno në zyrë, pa u zbuluar nga kolegët

8 mënyra si të shihni porno në zyrë, pa u zbuluar nga kolegët
May 17
19:03 2016

Shumë personazhe publike dhe jo vetëm në mbarë botën janë ‘kapur mat’ teksa shihnin materiale pornografike. E vërtetë është që të shohësh filma “me pullë të kuqe” nuk ka asgjë të keqe, ama po të tregoni pak më shumë kujdes nuk do të bënit keq.
Më poshtë po ju paraqesim një guidë se si të ruheni sa më shumë në punë, që të tjerët të mos e marrin vesh që jeni duke parë filma porno:

  • Përdorni metodën ‘incognito’

Çdo motor modern kërkimi ka një opsion të quajtur “incognito” ose kërkim privat. Kjo do të thotë se asnjë nga ato që ju keni kërkuar në web nuk do të ruhet. Kjo është gjëja e parë që duhet të bëni nëse doni të shihni porno në punë.

  • Kujtoni gjithmonë të fshini historinë e kërkimit

Sigurisht që kjo vlen në rast se nuk jeni duke përdorur metodën e parë. Pasi të keni parë faqet që dëshironi, mos harroni të shkoni tek opsioni i historisë dhe të fshini manualisht faqet që nuk dëshironi të shihen nga të tjerët. Nëse nuk e bëni këtë gjë, përshembull kujtoni se nëse dikush tjetër kërkon “YouTube” vetëm duke shkruar “You..”, si opsion mund t’i dalë edhe faqa “YouPorn”, e cila dëshmon se dikush në zyrë e ka klikuar!

  • Ulni zërin ose vendosni kufje

Mund të jesh i guximshëm sa të duash nëse vendos të shohësh film porno gjatë orarit të punës, ama kujdesu gjithmonë të ulësh zërin në maksimum! Askush nuk do të kishte dyshime për atë që jeni duke bërë, nëse ndonjë tingull “i çuditshëm” dëgjohet nga kompjuteri juaj.

  • Kontrolloni mirë rreth e rrotull

Mund të ndiheni të sigurt të vendosur me kurriz në mur, duke e parë të gjithë zyrën përpara, ama kujdes, se një dritare e vogël pas jush mund të jetë një pasqyrë mjaft e mirë për të tjerët. Kontrolloni, kontrolloni e përsëri kontrolloni zonën përreth!

  • Përdorni një ‘dritare’ më të vogël

Si fillim hapni një dokument pune, më pas hapni faqen e internetit të cilën doni të ndiqni. Në mënyrë që në çdo rast rreziku kolegët të mos e marrin vesh se çfarë jeni duke bërë, dritaren me “pullë të kuqe” mos e hapni plotësisht, port ë vogël, në mënyrë që vëmendjen më të madhe ta marrë faqa e punës.

  • Ndajeni me të tjerët në formë të sigurt

Mos nxitoni ta shpërndani me të tjerët atë që sapo keni parë. Nëse keni një marrëdhënie të mirë me kolegët dhe ndiheni të sigurt për atë që doni të tregoni, përdorni fjalë të tjera si kod për t’i dërguar materialet ‘hot’.

  • Bëni gjithmonë gati një justifikim

Pak rëndësi ka sa i kujdesshëm tregoheni; do të vijë dita që do të zbuloheni. Kjo gjë ndodh, prandaj duhet të jeni gati në momentin që ju kapin. Mbani gati një faqe tjetër, apo formuloni idenë e një studimi të fundit që po bëni. Ndoshta nuk është 100% e besueshme, ama do t’ju shpëtojë në momentin e parë.

  • Mos u hutoni, mos bëni gjë tjetër njëkohësisht

Nëse jeni duke parë një material për të rritur në zyrë dhe ju bie telefoni, lutuni që të mos përfshiheni më shumë seç duhet në bisedë. Ky është momenti më i rrezikshëm, kur harroni atë që ishit duke bërë pak më parë… Rezultati? Kushdo mund të kalojë aty pranë, ndërkohë që ti je i hutuar!

Shperndaje