Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 mënyra si ta shijoni drekën me të voglin tuaj në restorant

8 mënyra si ta shijoni drekën me të voglin tuaj në restorant
April 13
17:32 2016

Si mund t’i mësoni fëmijët të sillen mirë në restorant? A jeni gati të dilni në restorante me fëmijët tuaj? Provoni këto teknika për një përvojë të qetë në restorant me fëmijët.

  1. Duhet të siguroheni se restoranti përmban një meny specifike për fëmijët apo përmban diçka të cilën fëmija juaj mund ta hajë. Vaktet familjare janë tepër të rëndësishme. Një shef kuzhine në Nju Jork thotë se ai e ka përshtatur gjithçka në restorantin e tij pikërisht për ambiente familjare dhe me gjëra të mjaftueshme për fëmijët.

2. Nëse është herë e parë që darkoni me fëmijën tuaj në restorant, zgjidhni një ambient të këndshëm. Si fillim porosisni diçka të thjeshtë dhe mënjanoni ëmbëlsirat. Mos harroni, trajtojini fëmijët tuaj si të rritur pasi pavarësisht moshës ata arrijnë ta vlerësojnë këtë, si për shembull vendosuni një pecetë në prehër që të mos bëhen pis.

3. Hani herët. Një fëmijë i uritur nuk është diçka zbavitëse për këdo. Kështu, zgjidhni pasditen pasi i vogli juaj ka fjetur pak. Në këtë orar restoranti nuk do të jetë i mbushur, ju do të keni më pak shanse të bezdisni të tjerët nëse fëmija është pak i zhurmshëm, por mbi të gjitha ai nuk do të jetë i lodhur. Nuk është ndonjë problem i madh ta hash darkën pak më herët në një restorant me fëmijën tuaj sidomos në rastet kur ata janë shumë të vegjël. Këshillohet një orar 5:00 ose 5:30 që konsiderohet dhe koha e duhur dhe për ju për t’iu përshtatur rutinës së mbrëmjes.

4. Prindërit duan qetësi dhe paqe kur darkojnë. Në rastet kur fëmija mërzitet apo shqetësohet, nuk duhet të harroni të merrni me vete disa lodra, mjete për të ngjyrosur apo çfarëdolloj gjëje që mund ta mbajë të voglin tuaj të qetë dhe të mos bëjë zhurmë gjatë darkës. Por mos ngatërroni mes lodrash mjete të teknologjisë, si Ipad, lojëra DS apo mjete të tjera elektronike që mund të keni në shtëpi.

5. Shpjegoni situatën. Para se të dilni nga shtëpia, tregojini fëmijës se si duhet të sillen në restorant në shenjë respekti edhe të të pranishmëve që do të ketë përreth. Edhe nëse fëmija juaj është shumë i vogël për të kuptuar, përpiquni t’i demonstroni se çfarë prisni prej tij. Shpjegojini mirë se nuk duhet të vrapojë, të bërtasë apo të hedhë poshtë ushqimin pasi këto nuk tolerohen.

6. Mendoni rreth qëndrimit. Kërkoni një tavolinë pranë një qosheje. I vogli juaj do të jetë kështu më larg vëmendjes së të tjerëve. Kjo gjithashtu do t’ju mbajë larg vështrimeve për shkak të zhurmave që mund të bëjë fëmija duke e bërë më pak të dukshëm veprimin.

7. Mos kini frikë nga disiplina. Nëse fëmija bën diçka që nuk ju pëlqen, i flisni por përpiquni që kjo mos të kthehet në një skenë. Tingulli i lartë i zërit të fëmijës nuk është e udhës të tejkalohet nga zëri i një prindi të stresuar, i cili ndoshta po përpiqet të vendosë rend në një mënyrë të papërshtatshme. Nëse doni ta qetësoni fëmijën tuaj, nxirreni pak jashtë ambientit ose shoqërojeni në tualet.

8. Thoni gjithnjë faleminderit! Ku ka më mirë se të jeni i sjellshëm me fëmijën tuaj dhe ta jepni këtë shembull në një ambient si restoranti! Shfrytëzojmë këtë rast për të shpjeguar se sa e rëndësishme është të themi “ju lutem” dhe “faleminderit” kundrejt kamerierëve  kur bëjmë një kërkesë dhe në fund të vaktit, sidomos në qoftë se është një vend ku  duam të hamë edhe herë tjetër.

 

Etiketimet
Shperndaje