Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 leksionet e dashurisë për të cilat duhet të falënderojmë dashurinë e parë…

8 leksionet e dashurisë për të cilat duhet të falënderojmë dashurinë e parë…
November 13
15:09 2016

Më mungojnë kohërat e vjetra dhe besoj fort se nuk jam e vetmja. Nuk jam akoma 30 vjeç dhe sërish jam plot nostalgji dhe kujtime në kohë për dy dekadat e kaluara të jetës time. Fëmijëria dhe adoleshenca janë periudha magjike. Sigurisht që çdo fazë e jetës ka bukurinë e vet, por kur bëhet fjalë për dashurinë, dashuria e parë është më e pastra, më e bukura dhe në fakt ajo që na ka mësuar më shumë leksione dashurie nga të gjitha.

Pasi të jeni bërë pak nostalgjik dhe të kaloni edhe një herë në mendje ditët e shkuara, merrni pak kohë për të falënderuar të dashurin apo të dashurën tënde të parë. Unë do të rendis falënderimet e mia, me shumë mundësi ju do të gjeni tuajat në to…

  1. Faleminderit që më mësove që nuk isha më një vajzë e vogël!

Kur dashurohesh për herë të parë e kupton që nuk je më fëmijë. Ndjenjat të pjekin dhe të japin një maturi tjetër. Edhe këndvështrimi mbi botën ndryshon gradualisht.

  1. Faleminderit që më bën të besoj se dashuria nuk është vetëm seks!

Dashuritë e mëvonshme kalojnë në seks që në takimin e dytë apo të tretë, ndërsa dashuria e parë kalon shumë sprova deri sa marrëdhënia të shkojë në seks. Besoj e kujtoni se sa shumë i është dashur dashurisë suaj të parë për t’ju mbushur mendjen të shkoni në shtrat dhe sa emocione ka pasur ajo ditë.

  1. Faleminderit që ke qenë lidhja ime më e sinqertë!

Emocione, flutura në stomak, dridhje të gjunjëve… të gjitha këto simptoma vetëm kur e shikonit nga larg apo kur përmendej emri i dashurisë tuaj të parë. Këto ndjenja të sinqerta nuk provohen dot dy herë.

  1. Faleminderit që ke qenë marrëdhënia më e qëndrueshme!

Dashuritë e para janë të bukura sepse nuk shqetësohesh shumë për intriga, gënjeshtra apo tradhti. Më shumë shqetësohesh se si t’u marrësh leje prindërve për të dalë e për ta takuar edhe vetëm 10 minuta.

  1. Faleminderit që je arsyeja se pse unë ende besoj te dashuria!

Magjia e dashurisë së parë nuk na lejon të heqim dorë nga kjo ndjenjë, edhe pse vështirë të provojmë të njëjtat emocione. Nuk ka shpjegim dashuria e parë dhe këtu qëndron çelësi i gjithë marrëdhënies.

  1. Faleminderit që më tregove se dashuria nuk ka pse të jetë e komplikuar!

Flokët e kapura bisht, xhinse dhe pak buzëkuq. Kaq na duhej për të shëtitur në park, për t’u dhënë biçikletave, për të shkuar për patinazh. Dashuria ishte argëtuese dhe aspak e komplikuar. Nuk na interesonte të shkonim në lokale luksi apo të vishnim markat e fundit, na interesonte vetëm të mos na kapnin prindërit “në faj”.

  1. Faleminderit që më mësove se dashuria duhet të jetë natyrale dhe jo e forcuar!

Ju takoheshit me dashurinë e parë sepse ishte natyrale dhe jo e forcuar. Nuk prisnit 3 ditë për t’i telefonuar apo të lodheshit të bënit rolin e të vështirit. Objektivi nuk ishte të takoje dikë, ta shikoje si ishte dhe pastaj të martoheshe, objektivi ishte të gjeje dikë me të njëjtat dëshira për sa u përket çokollatave.

  1. Faleminderit që më tregove se jo çdo dashuri zgjat përgjithmonë dhe s’ka asgjë të keqe për këtë!

Ky është mesazhi më i mirë që ju ka dhënë dashuria e parë dhe e keni kuptuar vlerën e këtij mesazhi sapo jeni dashuruar për herë të dytë. Nuk ka asgjë të keqe që dashuria të mos ekzistojë përgjithmonë dhe ndonjëherë fati nuk është në anën e dy njerëzve, thjesht sepse ka rezervuar diçka më të mirë në të ardhmen.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje