Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 gjërat që njerëzit adhurojnë kur shkojnë me pushime çift

8 gjërat që njerëzit adhurojnë kur shkojnë me pushime çift
July 12
13:46 2016

Pushimet e para të një çifti janë gjithmonë emocionuese. Ju arratiseni bashkë për të paktën një javë larg gjithë angazhimeve dhe problemeve. Nuk keni asnjë prioritet tjetër veç njëri-tjetrit. Ankthi në fillim është më se i kuptueshëm, por duhet ta dini se të gjithë i duan pushimet në çift. Ja pse:

  1. Të planifikosh është qejf

Nëse jeni nga ata njerëz të fiksuar me planifikimin dhe itineraret e limituara, sa më shumë t’i “komplikoni” pushimet aq më mirë. Keni plane për mbërritjen në aeroport, një listë të bagazheve dhe plane për çdo ditë për të shijuar sa më shumë nga këto pushime.

2. Seksi në pushime

Diçka e veçantë ndodh në jetën tuaj seksuale kur shkoni të pushoni në një vend të huaj, në një resort apo edhe në pyll. Pikërisht ideja se ndodhesh në një vend të panjohur i bën njerëzit “më të çmendur” pas seksit. Ajo që mund të thuhet me siguri është se duhet të përgatiteni pasi pushimet dhe sidomos vendet që ju zgjidhni për të shkuar rrisin dëshirën për të kryer marrëdhënie seksuale.

3. Zero përgjegjësi

Nuk do të ketë zënka se kush do t’i lajë enët apo të shihni email-et nëse keni ndonjë njoftim nga puna. E gjithë koha është në dispozicionin tuaj dhe mund  t’ia dedikoni njëri-tjetrit.

4. Postet në Instagram

Do t’i bëni të gjithë xhelozë me anë të fotove në Instagram. Nuk do të arrini t’i numëroni pëlqimet.  A nuk janë fotografitë një nga qëllimet kryesore të pushimeve? Ndoshta do t’i mërzisni të tjerët të cilët mund të jenë duke punuar, por  kjo nuk është puna juaj.

5. Do të provoni ushqime të reja

Pushimet në vende të pavizituara më herët të japin mundësi të shijosh njëkohësisht edhe gatime të cilat ndoshta nuk i keni provuar më parë.

6. Darkat do të jenë më romantike se zakonisht

Ndoshta në përditshmërinë tuaj preferoni të darkoni në restorantet ku ju pëlqen ushqimi, por nëse jeni me pushime në Itali situata është e ndryshme. Ju do të bëni një shëtitje buzë detit në vend të shëtitjes në rrugën drejt  shtëpisë. Janë pikërisht gjërat e reja dhe ambienti i panjohur që e bëjnë situatën edhe më romantike.

7. Mund të gjeni vendin tuaj të dashurisë

Ndoshta vendi ku jeni duke kaluar pushimet mund të kthehet në më të preferuarin në botë, në një vend ku do të doni të sillni apo të rrisni fëmijët apo qoftë të riktheheni një ditë për ta vizituar. Thënë më shkurt, mund të kthehet në vendin e zemrës suaj. Ndoshta ai  që ju menduat se do ishte thjesht një vend pushimi mund të shndërrohet në një kujtim të bukur, me të cilin do të jeni të lidhur gjithmonë.

8. Kujtimet

Edhe nëse rrini vetëm disa ditë apo me javë të tëra, ju do të keni kujtime për të cilat do të flisni me miqtë tuaj kur t’i riktheheni monotonisë dhe angazhimeve. Është diçka e bukur të krijosh kujtime për të cilat mund të shprehesh dhe qeshësh dhe vite më vonë.

Komento
Shperndaje