Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 gjëra që duhet të dini rreth kirurgjisë plastike

8 gjëra që duhet të dini rreth kirurgjisë plastike
August 03
18:31 2016

Operacionet kirurgjikale ditët e sotme janë bërë më të shpeshta për qëllime estetike dhe shëndetësore.  Sipas një raporti,  vetëm vitin e kaluar rreth 12.5 milionë gra u janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale. Por para se të vendosni të kryeni ndërhyrje për të ndryshuar pamjen tuaj ka disa sekrete dhe këshilla  që duhet të mësoni:

  1. Rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme

Duhet ta dini se rezultati i ditëve të para nuk është i ngjashëm me atë të ditëve që pasojnë. Shumë persona e kanë fotografuar veten dhe kanë arritur të dallojnë ndryshimet, sidomos në operacionet që bëhen në buzë. Duhet ta dini se rezultatet e përhershme do t’i shihni përafërsisht pas një jave.

  1. Që të jeni të sigurt, pyesni shumë

Në parim fillimisht ajo që duhet të bëni është të informoheni. Bëni pyetje në fillim pasi më vonë pas rezultatit nuk do t’ju jepet më mundësia të ndryshoni diçka.

  1. Mos kini turp!

Mund t’ju duket normale ta konsideroni private dhe sekrete procedurën, por në fakt nuk duhet të jetë kështu. Merrni guximin ta thoni haptazi fjalinë: “Dua të dukem më e bukur  për moshën që kam”.

  1. Meshkujt janë pjesë e këtij trendi gjithashtu

Kirurgjia plastike nuk bëhet vetëm nga femrat. Numri i meshkujve që po u nënshtrohen ndërhyrjeve është në rritje me kalimin e kohës, edhe pse shumë prej tyre nuk e pranojnë.

  1. Mund të preferoni që procedura juaj të bëhet nga një grua

Pa e përgjithësuar situatën, shumë preferojnë që të jetë një femër ajo që i operon pasi gratë janë ato që shohin edhe detajet më të vogla.

  1. Mos e mendoni kirurgjinë plastike si diçka që ju nevojitet

Nuk duhet të harroni se kjo nuk është domosdoshmëri.  Shumica e grave që shkojnë për një vizitë paraprakisht këshilluese thonë  që në fillim:  “Unë kam nevojë…”. Në rastin e ndërhyrjeve kirurgjikale estetike nuk bëhet fjalë për nevojë, por për dëshirë.

  1. Pacientët mund të ndërrojnë mendje

Mjeku duhet t’ju këshillojë rreth gjithçkaje kur vjen puna te ndërhyrjet kirurgjikale e të shumta janë rastet kur ai mund t’ju thotë edhe jo.  Kjo mund të ndodhë për arsye të ndryshme, gjithmonë në ndihmë të marrjes së një vendimi të mirë, sidomos kur dëshira juaj  mund të jetë një rrezik për shëndetin.

  1. Kini kujdes se kush do të merret me botoksin

Edhe pse kjo procedurë mund t’ju duket  e zakonshme, ju duhet të jeni të vetëdijshme për rrezikun pasi bëhet fjalë për diçka teknike. Kini kujdes kujt i besoni pasi nuk është një nga ato rastet kur gjithçka del mirë nëse lexon një udhëzues në libër./Blitz.al/

Shperndaje