Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

8 frazat që njerëzit e zgjuar nuk i përdorin kurrë në një bisedë

8 frazat që njerëzit e zgjuar nuk i përdorin kurrë në një bisedë
May 05
12:15 2017

Kur jeni në një bisedë ju mund të thoni disa gjëra të cilat keqkuptohen nga njerëzit që keni përballë. Mund të keni bërë edhe një koment dashamirës, por që i bën njerëzit të ndihen keq. Njerëzit janë të ndërlikuar dhe për këtë arsye ju duhet të shmangni disa fraza në bisedat tuaja të rastësishme.

  • “Ju dukeni të lodhur”. Mos ia thoni këtë, por më mirë bëjini pyetjen: “A është gjithçka në rregull?”
  • “Keni rënë shumë në peshë”. Jo gjithmonë kjo frazë i bën të ndihen mirë, kështu që më mirë thojini: “Ju dukeni fantastike”.
  • “Gjithsesi ju ishit shumë e mirë për të”. Kjo është e ndaluar, sepse i tregon se personi përballë ka shije të keqe, më mirë thojini: “Humbja e tij”.
  • “Ju gjithmonë’’… ose “Ju kurrë nuk… “. Do ta bëni atë mjaft pesimist, kështu që më mirë thojini: “Duket sikur e bëni shpesh këtë gjë”.
  • “Dukeni më e madhe në moshë’’. Kjo është një frazë shumë e mërzitshme. Në vend të kësaj thojini: “Ju dukeni mirë”.
  • “A të thashë më parë?” me këtë frazë jeni duke e ofenduar, mos ia thoni drejtpërdrejt, thjesht jepini një mesazh që ai ta kujtojë atë që i keni thënë.
  • “Paçi fat!” – një thënie delikate, më mirë thojini “Unë e di që ju keni atë që duhet”.
  • “Epo, të paktën unë kurrë nuk kam…” mos bëni të tilla krahasime, por thojini vetëm: “Më vjen keq”./Blitz.al/
Share