Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 fakte që na provojnë se nuk dimë asgjë për ushqimet tona të preferuara

8 fakte që na provojnë se nuk dimë asgjë për ushqimet tona të preferuara
May 03
15:13 2019

Produktet ushqimore të cilat i blejmë në dyqane, shpesh kanë përbërës për të cilët ne nuk dimë asgjë. Prandaj më poshtë do të keni të shpjeguara se çfarë përmbajnë ushqimet tona të preferuara. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që nuk duhet ti konsumoni më këto produkte, por e mira do të ishte që pas këtij informacioni, të tregoheshit të kujdesshëm në ato që hani.

8.Ketchup-i

Ky është një koncentrat që në thelb është një përzierje e domateve dhe e miellit të misrit. Sasia e domateve në koncentrat varet nga cilësia e ketchup-it dhe varionin mes 6% e 10%. Kur bëhet ketchup-i, shtohet shpesh dhe shurupi i misrit, që e bën më të trashë dhe e ruan më mirë.

Këshillë: Kur të zgjidhni ketchup-in, shkoni gjithmonë për atë me cilësi të mirë. Ndërkohë ja ku është një skicë e përbërjes së saj:

7.Gaforret (shkopinjtë e mishit të gaforreve).

Mishi që përdorët për të bërë këtë lloj ushqimi, quhet “surumi” dhe bëhet me një lloj peshku jo të shtrenjtë. Filetoja që bën shkopinjtë e gaforreve, pastrohet, i hiqet era e peshkut dhe më pas prihet në formën e mishit të grirë. Përbërësit e tjerë janë: kripa, sheqeri, proteina e sojes, vaji i  perimeve, ngjyrues dhe disa produkte shtesë, të cilat përzihen të gjitha së bashku.

Këshillë: Gaforrja me cilësi të mirë, pra shkopinjtë,  nuk mund të përkulen. Nëse mund ta thyeni, kjo tregon që ka një përbërje të lartë mielli misri.

6.Patatinat

Patatinat shpesh bëhen nga patatet e ndenjura dhe jo të freskëta dhe kjo dallohet nga prania e pluhurit larës në to. Orizi dhe mielli i misrit i shtohet më pas. Ato përmbajnë dhe “acrylamide”, një përbërës kimik kancerogjen që shtohet gjatë proçesit termik që i nënshtrohen patatet. Disa lloje patatinash janë gjetur me një nivel më të lartë se normalja të acrylamide-it, që i bën të rrezikshme.

Këshillë: Patatinat të bëra nga një kokërr e madhe patateje përmbajnë më shumë vaj sepse janë të skuqura, ndërkohë që ato të cilat bëhen nga copa patatesh të prera janë zakonisht të pjekura.

5.Kornflekset

Përveç përbërësve të skicuar më lartë, disa lloje cerealesh përmbajnë vaj palme. Gjithashtu dhe shurupi misrit mund të gjendet në shumë prej tyre. Kjo bën që ato të kenë një sasi shumë të lartë fruktoze, një fakt që nuk përmendet në kutitë e kornflekseve.

Këshillë: Për shkak të pranisë së lartë të sheqerit dhe miellit të misrit, specialistët nuk e rekomandojnë si ushqim për fëmijët, për ta ngrënë çdo ditë. Sheqeri i tepruar gjendet më shumë në cerealet “e ngrira” se sa tek ato që përmbajnë fruta.

4.Kosi i frutave.

Përveç frutit vetë, sasia e të cilit varion nga 1% deri në 5%, kosi përmban dhe miell misri, sheqer, aromatizues, ngjyrues dhe stabilizues pehashi. Si stabilizues për këtë ushqim përdoret vetë mielli i misrit, xhelatina, alginati i natriumit apo rrëshira që përdoret tek çëmçakëzi.

Këshillë: Kosi më i mirë i frutave përmban qumësht dhe mikrobe të bardha(të shëndetshme). Ajka dhe gjalpi janë gjithashtu përbërës të pranueshëm.

3.Çokokremi.

Vaj bimor, më shpesh vaj i palmave, përdoret në prodhimin e çokollatës  që shpërndahet tek çokokremi. Përbërës të tjerë janë dhe vanilja, përzierësit në formë të lëngët, rritësit e konsistencës dhe aromatizuesit.

Këshillë: Mos blini çokokrem që ka shtresë të bardhë, pasi ka shumë mundësi që të përmbajë sasi më të madhe vaj palme se sa kakaoje. Ndërkohë prodhuesit më të mëdhenj në botë të çokollatës, këshillojnë që të mos konsumoni më shumë se dy lugë gjelle çokokremi në ditë.

2.Çokollatë e bardhë.

Çokollata në teori duhet të përmbajë vetëm gjalp kakaoje, por shpesh përzihet me vaj palme, vaj kakaoje dhe vaj i gështenjës. Përbërës të tjerë janë përzierësit si lektina, armatizuesit dhe shtues të tjerë.

Këshillë: Çokollata me cilësi të lartë duhet të jetë e thyeshme por dhe e fortë. Gjithashtu duhet të thërrmohet kur thyhet.

1.Qumështi i kondensuar.

Qumështi i kondensuar bëhet nga avullimi që i bëhet një lëngu që del nga qumështi (një shishe qumështi i duhet 1.5 litra nga ky lëng). Duhet vetëm të përmbajë yndyrna nga bulmeti, . Por prodhuesit ndonjëherë reduktojnë sasinë e qumshtit dhe përdorin yndyrat e perimeve që të arrijnë konsistencën dhe përbërjen e duhur të yndyrnave.

Këshillë: Nëse kutia e qumshtit ka të shkruajtur fjalinë: “Prodhim bulmeti që mund të përmbajë sheqer”, me siguri është bërë në mënyrën e lartpërmendur.

Këshilla të përgjithshme për sa i përket zgjedhjes së ushqimeve:

1.Sa më pak përbërës të ketë, aq më i shëndetshëm është ushqimi. Përpiquni të kujtoni çfarë e ben një ushqim të pashëndetshëm.

2.Emrat që janë të ngjashëm por jo identike me brand-et e njohura, i lejojnë prodhesve të tyre që të anashkalojnë disa nga rregullat e ushqimit cilësor. Në disa vende, kompanitë i vendosin vetë standartet e tyre, që mund të jenë të ndryshme nga rregullat ndërkombëtare.

3.Kontrollojini produktet për praninë e sheqernave, që mund të përkshruhen si shurup, dektozë apo sorbosë, ose emra të tjerë që mbarojnë me “-osë”. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje