Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

8 arsye pse nuk duhet ta fshini llogarinë e Facebook-ut

8 arsye pse nuk duhet ta fshini llogarinë e Facebook-ut
March 16
22:37 2016
  1. Do të jeni “i jashtëm”

Fshirja e llogarisë do t’ju largojë pak nga miqtë, bashkëpunëtorët e biznesit  dhe të njohurit e tjerë. Do të jetë e pamundur që të mësoni se çfarë është thënë për ju në Facebook, madje kur ju shajnë nuk do të jeni në gjendje të mbroni veten kundër çdo sulmi të padrejtë që mund t’ju bëhet. Nga ana tjetër do të humbisni edhe gjërat e bukura që shkruhen për ju.

  1. Do të humbni fotografitë dhe postimet

Nëse do ta fshini plotësisht llogarinë tuaj do të humbisni të gjitha imazhet, mesazhet apo dhe statuset që keni vendosur. Ato do të fshihen përgjithmonë. Po, është e vërtetë që i ruajmë fotot në aparatin e celularit, por le ta pranojmë, jo të gjitha!

  1. Do të humbisni kontaktet e mundshme

Facebook-u është një nga mjetet më të mëdha në rrjetin e internetit dhe kur mos ta keni më do të humbisni aksesin me shumë njerëz, të cilët mund të jenë të dobishëm për karrierën tuaj. Ndodh që me persona të caktuar nuk kemi shkëmbyer email-et, numrat e celularit dhe i vetmi komunikim që kemi është Facebook-u.

  1. Jo më ftesa

Ah, ato ftesat që ju bezdisnin kaq shumë për evente të ndryshme! Me mbylljen e Facebook-ut nuk do të merrni më njoftime të tilla. Por ka nga ato evente për të cilat kemi shfaqur interes dhe ndoshta do të donim të merrnim pjesë.

  1. Do të humbisni më shumë se miqtë tuaj

Nuk janë  vetëm chat-i, komentet, pëlqimet apo postimi i fotove. Tani nuk do të përditësoheni me lajmet që i konsideronit informacione të përditshme, pasi do ta humbisni burimin e informacionit. Nuk do të merrni më informacione nga ato faqe ku lundronit, pasi ato janë  pjesë të Facebook-ut.

  1. Nuk do të jeni më pjesë e grupeve të caktuara

Një nga tiparet më tërheqëse të Facebook-ut është krijimi i grupeve të caktuara, si komunitete të vogla që i bashkon një qëllim i vetëm. Duke qenë në kontakt me njerëz që kanë një interes të përbashkët me ju, e keni më të lehtë për t’u përfshirë në aktivitete.

  1. Është një formë e “nxjerrjes së stresit”

Nëpërmjet statuseve, njerëzit aktualisht shprehin mendimet dhe emocionet e tyre, duke shkëmbyer edhe ide nëpërmjet komenteve. Njohim plot njerëz që komentojnë në mënyrë negative duke nxjerrë kështu nervat e momentit ose stresin e tyre.

  1. I bën keq biznesit

Në qoftë se jeni një përdorues i Facebok-ut për qëllime biznesi dhe ky biznes promovohet nga kjo llogari, nëse e mbyllni llogarinë  me siguri do të humbni prezencën e vlefshme në internet, çka mund të shkaktojë rënie të popullaritetit dhe mbi të gjitha të shitjeve.

Shperndaje