Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

71-vjeçarja gjen dashurinë në funeralin e të birit. Mosha e tij do t’ju habisë

July 15
20:12 2016

 

Është një shprehje që thotë: “Pas çdo gjëje të keqe apo trishtuese vjen gjithmonë diçka më e mirë dhe më e bukur”.

Kështu ka ndodhur me Almeda Errell nga Sevierville, Tennessee, e cila ka njohur djalin e ëndrrave kur po i jepte lamtumirën e fundit djalit të saj.

Pas një lidhje prej 3 javësh, Errell, 71 vjeçe, është martuar me Gary Hardwick, 18, në një ceremoni që kushtoi vetëm 200$. Tani çifti i ri po banon në shtëpinë e të moshuarës bashkë me stërnipat e saj, më i vogli është 3 vite më i madh se dhëndri.

“Martesa e parë zgjati plot 43 vite, por Donald [bashkëshorti i parë] u nda nga jeta në 2013-n duke më lënë vetëm me Robertin [djali që ndërroi jetë]. Por kur edhe Roberti vdiq, atëherë u bëra shumë keq. Ndieja një boshllëk. Këtë boshllëk ma mbushi Gary”, – shprehet 71-vjeçarja.

“Ishte diçka shumë e shpejtë [dashuria]”, – tregon Gary. “Kishte sytë më të bukur e më të shndritshëm ngjyrë blu. Kur i thashë Lisa-s, hallës sime dhe mikes së Almeda-s se ajo më pëlqente, halla më tregoi se edhe Almeda ndjente njësoj si unë”.

Për Gary-n kjo nuk është eksperiencë e re sepse pak kohë më parë ai ka qenë në një lidhje me një të moshuar 77-vjeçare. Ndërkohë ai po shkruan një libër ku do të tregojë të gjithë historinë e jetës së tij.

Të themi të drejtën, mezi po presim ta lexojmë këtë libër..

Shperndaje