Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 rastet kur “gjithçka është në rregull” edhe nëse meshkujt qajnë

7 rastet kur  “gjithçka është në rregull” edhe nëse meshkujt qajnë
July 25
13:47 2016

Zakonisht janë femrat ato që identifikohen si natyra të  brishta të cilat derdhin lot, pavarësisht situatës apo shkakut. Megjithatë, edhe pse shumica e meshkujve nuk e pranojnë, ka momente të caktuara kur edhe vetë ata u dorëzohen emocioneve. Ndoshta jo aq shpesh sa femrat, por edhe meshkujt qajnë për arsye nga më të fortat, por edhe qesharake ndonjëherë. Në vijim ju rendisim 7 rastet kur mund të quhet “gjithçka në rregull” edhe nëse meshkujt derdhin lot.

  1. Kur motra ju rrëfen se tashmë e ka humbur virgjërinë.Marrëdhëniet motër-vëlla janë delikate shpeshherë dhe motra për vëllanë gjithnjë konsiderohet si një dashuri e shenjtë. Meshkujve u lejohet të qajnë kur motra e tyre tashmë është rritur dhe nuk është më ajo vogëlushja e fëmijërisë, edhe pse gjithnjë për ta mbetet e tillë.
  2. Kur fejohet vëllai juaj.Të kesh një vëlla konsiderohet si të kesh një krah të djathtë, një shok të ngushtë për gjithë jetën. Ndaj të qani se vëllai juaj tashmë është rritur dhe po fillon të krijojë familjen e tij është diçka normale.
  3. Nëse skuadra juaj humb një shans ideal. Pasioni për sportin është gati i barazueshëm me fjalën “mashkull”. Nëse ka një gjë që meshkujt e adhurojnë mbi gjithçka është skuadra e tyre e zemrës në futboll. Mund të themi se është gjithçka në rregull edhe nëse meshkujt qajnë se skuadra e tyre e zemrës ka humbur një mundësi ideale apo një gol i cili mund t’u dhuronte kupën e një kampionati.
  4. Kur e dashura ju tradhton.Zakonisht meshkujt që vijnë nga lidhje afatgjata në çift dhe mësojnë se e dashura i ka tradhtuar kanë momentin e tyre të inatit, zemërimit, por edhe emocional që i shtyn të derdhin lot.
  5. Kur partnerja ju rrëfen se është shtatzënë.Momenti që partnerja juaj ju rrëfen se do të bëheni baba quhet si një ndër momentet më të bukura në jetën e një mashkulli. Kështu që ia vlen që në një moment të tillë, baballarët e ardhshëm të derdhin lot gëzimi.
  6. Nëse e dashura juaj përgjigjet me “jam mirë”.Zakonisht nëse partnerja juaj kthen një përgjigje të tillë thuhet se nënkuptohet e kundërta, se diçka nuk shkon.
  7. Nëse bllokoheni gjatë një momenti ku po përjetonit kënaqësi seksuale.Ky është një nga momentet më të sikletshme për një mashkull dhe padyshim mund të thuhet se është gjithçka në rregull edhe nëse qani.
Komento
Shperndaje