Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 pyetjet që do t’ju tregojnë të vërtetën, ndoshta të hidhur, për martesën tuaj

7 pyetjet që do t’ju tregojnë të vërtetën, ndoshta të hidhur, për martesën tuaj
October 29
13:00 2016

Të gjitha çiftet në botë, të martuar ose jo, kanë tendencën të pyesin veten lidhur me marrëdhënien e tyre. Kjo ndodh sepse ne duam gjithmonë të kemi lidhjen më të mirë, më të shëndetshme dhe më të qëndrueshme e sa herë vëmë re se ka disa probleme, një sërë pyetjesh na vijnë në mendje.

Në fakt, sipas ekspertëve, këto pyetje nuk u lindin vetëm çifteve që kanë pakënaqësi, por edhe çifteve që duket se kanë krijuar një stabilitet në marrëdhënien e tyre. Megjithatë, mos mendoni se pyetjet nuk kanë vlerë sepse nëse ju i analizoni siç duhet, përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’ju tregojnë të vërteta shumë të rëndësishme mbi martesën tuaj.

Bëjini këto 7 pyetje vetes tuaj lidhur me marrëdhënien që keni dhe ktheni përgjigjet në kokën tuaj:

  1. A insiston partneri juaj se nuk ka asgjë që nuk shkon mirë, edhe pse ju e shikoni shumë mirë që ju keni probleme?
  2. A ju bën partneri të ndiheni se në fakt problemi i gjithë ankesave tuaja jeni ju?
  3. A ndiheni shpesh të vetmuar, edhe pse jeni në një marrëdhënie?
  4. A ndiheni sikur vazhdimisht po ju censurohen mendimet dhe ju po monitoroni çdo sjellje tuajën sepse kjo ndikon në qetësinë e marrëdhënies tuaj?
  5. A harxhoni më shumë kohë duke u fokusuar te lumturia e partnerit tuaj sesa për lumturinë tuaj?
  6. A jeni duke pyetur veten nëse jeni në rrugë të drejtë dhe se ia vlen të jeni në këtë marrëdhënie?
  7. A jeni duke e kaluar gjithë kohën duke menduar nëse jeni apo jo në marrëdhënien e duhur dhe shpesh mendoni të ndaheni se mos ndoshta kështu do të ishte më mirë?

Nëse shumica e përgjigjeve është “po”, atëherë duhet të keni kujdes që ose t’i bisedoni këto me partnerin tuaj për të pasur një zgjidhje ose të largoheni./Blitz.al/

Komento
Shperndaje