Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 këshilla që duhet t’i ndiqni patjetër nëse depiloheni vetë në shtëpi

7 këshilla që duhet t’i ndiqni patjetër nëse depiloheni vetë në shtëpi
August 04
18:58 2016

Duke qenë se për disa femra depilimi është kthyer në një aktivitet të rutinës së përditshme, duhet të dini se si ta kryeni këtë të fundit siç duhet, në mënyrë që mos të keni pakënaqësi. Ndodh vazhdimisht që nga mungesa e informacionit, femrat të gabojnë në disa hapa të depilimit, ndaj këshillat janë gjithnjë të nevojshme.

Sot do t’ju tregojmë disa hapa të thjeshtë, por të rëndësishëm që duhet të ndiqni nëse jeni nga ato femra që depilohen me brisk (brisku nuk ka asgjë të keqe për t’u përdorur, madje rekomandohet për ato vajza që kanë qime të butë).

Më poshtë ju tregojmë me radhë të gjithë hapat që duhet të ndiqni me përpikmëri:

  1. Depilohuni gjatë mbrëmjes (sepse gjatë natës lëkura juaj do të rigjenerohet dhe nuk do të mbeten ato shenjat e kuqe në mëngjes).
  2. Përdorni një brisk të ri çdo 4 herë që depiloheni (brisku i njëjtë mban mikrobe dhe mund t’ju infektojë. Mos e ndani asnjëherë me një person tjetër).
  3. Qëndroni në dush për 10 minuta përpara se të depiloheni (nxehtësia e ujit hap poret e lëkurës dhe e bën më të thjeshtë depilimin).
  4. Mos harroni të përdorni një pastë depilimi (asnjëherë mos përdorni briskun direkt në lëkurë pa përdorur një pastë sepse lëkura irritohet).
  5. Mbajeni fort muskulin e pjesës që po depiloni në mënyrë që mos të çani lëkurën.
  6. Pastrojeni dhe fshijeni mirë briskun gjatë përdorimit (nëse një pjesë e qimeve lihet te brisku atëherë ai nuk mund të funksionojë siç duhet).
  7. Përdorni gjithnjë një krem zbutës pas depilimit (për të relaksuar lëkurën).

 

/Blitz.al/

Shperndaje