Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 këshilla për një Instagram të suksesshëm!

7 këshilla për një Instagram të suksesshëm!
April 01
11:47 2016

Edhe pse Instagram-i është përhapur gjerësisht si aplikacion në 2014-n, për një kohë të shkurtër është mësuar formula se si të mbash një llogari të suksesshme në këtë rrjet social dhe të kesh sa më shumë ndjekës. Më poshtë janë disa sekrete të vogla lidhur me këtë.

  1. Jo gjithçka duhet të vërtitet rreth teje

Edhe pse jetojmë në botën e “selfie”-ve duhet të pranojmë se nuk duhet të publikojmë vazhdimisht vetëm foto tonat (vetëm në qoftë se jeni Kim Kardashian, sigurisht). Për shembull, nëse doni ta bëni të famshëm Instagram-in tuaj duke përdorur udhëtimet që bëni, fokusohuni aty, tek udhëtimet! Keni më shumë ndjekës kur këta të fundit fokusohen tek ajo që bëni  sesa te ju si individ. Prandaj, nëse doni të krijoni komunitetin tuaj të ndjekësve, jepuni atyre një temë, një arsye për t’ju ndjekur.

2. Krijoni një stil dhe përmbajuni atij!

Llogaritë më të famshme në Instagram janë ato që dallojnë prej stilit. Si çdo galeri në botë, edhe fotot tuaja në Instagram, edhe pse mund të jenë të ndryshme në tematikë dhe për sa u përket ngjyrave, nuk do të thotë që mos kenë të njëjtin stil. Ju duhet të krijoni individualitetin tuaj edhe nëse kjo do të thotë të dilni jashtë rrymës ndonjëherë.

3. Përqendrohuni te vizualja!

Pinterest është “Meka” e shprehjeve, por Instagram-i jo! Pavarësisht të gjithave, Instagram-i mbetet një rrjet social me bazë fotografinë. Nëse shihni se fjalët janë arma juaj më e fortë, atëherë përdorni Twitter. Në Instagram, ju duhet të flisni nëpërmjet fotografive dhe nëse jeni i zoti të tejçoni mesazhe nëpërmjet tyre, atëherë ja ku krijuat një komunitet tuajin të ndjekësve!

4. Jini të vërtetë!

Është e vërtetë që në fillimet tuaja do të keni pak ndjekës, madje mund edhe të ikin disa prej tyre. Asnjëherë mos u demoralizoni dhe të blini ndjekës fals. Ata jo vetëm nuk janë  aktivë, por do të keni probleme sepse Instagram-i vazhdimisht krijon politika sigurimi që i fshin llogaritë false. Jini i vërtetë dhe ndjekësit tuaj do të rriten vazhdimisht!

5. Hashtag

E vërtetë gjithashtu se hashtag-et e shumta ju ndihmojnë në promovimin e llogarisë tuaj në Instagram dhe rrjedhimisht ju shtojnë ndjekësit, por është mirë të mos përdorni shumë nga ato. Disa “like” më shumë nga njerëz jo aktivë në profilin tuaj nuk janë asgjë. Më mirë të mos i keni. Gjithashtu, ajo çfarë duhet të krijoni është një komunitet njerëzish kur ndani mendime apo eksperienca të përbashkëta, jo një komunitet që fokusohet në garën e pëlqimeve.

6. Aktiv rregullisht!

Duket si e zakonshme, por është një nga faktorët më të rëndësishëm. Janë disa ditë në punë kur thjesht jeni i lodhur dhe nuk keni as ndjesinë për të postuar në Instagram. Pikërisht këtu hyjnë në punë parapërgatitjet. Në rastin e njerëzve të fiksuar mbas udhëtimeve, ata ruajnë foto specifikisht për ditë me shi apo ditë të veçanta me ylber vetëm e vetëm që llogaria e tyre të mos jetë bosh në ditët kur jeni  paksa dembelë për të postuar. E njëjta gjë edhe kur jeni duke postuar më shumë seç duhet. Mos e bëni! Lërini ndjekësit tuaj të jenë në pritje për ju, në të kundërt do të bëheni të mërzitshëm dhe ata do t’ju braktisin.

7. Angazhim, angazhim, angazhim!

E fundit dhe më e rëndësishmja për sa i përket Instagram-it është: Angazhimi! Instagram-i u krijua si platformë për të krijuar  komunitete nëpërmjet hashtag-eve. Në dy vite, Instagram-i ka krijuar marrëdhënie të ngushta midis ndjekësve. Prandaj për këtë duhet angazhim, kreativitet dhe sigurisht inspirim!

Komento
Etiketimet
Shperndaje