Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 hapa si të zbuloni gënjeshtrat

7 hapa si të zbuloni gënjeshtrat
August 09
17:51 2016

Ndonjëherë të zbulosh nëse dikush është duke të të gënjyer mund të jetë e vështirë, sidomos në rastet kur ata janë mësuar me gënjeshtrat. Megjithatë, ka disa momente kur gënjeshtarët mund të zbulohen nëpërmjet këtyre detektorëve.

  1. Pyesni për gjëra të vogla

Nëse personi që keni përballë është duke e shpikur historinë që po ju rrëfen, me siguri nuk ka menduar për detajet. Nëse e pyesni për gjëra të vogla apo detaje në dukje të parëndësishme për të, ju mund ta kapni në befasi pasi ai nuk mund të ketë përgjigje të menjëhershme.

2. Përpiquni të analizoni përgjigjet

Duhet të keni parasysh se si u përgjigjen pyetjeve tuaja. Nëse përgjigjja është direkte pikërisht rreth temës dhe situatës, me shumë mundësi nuk po gënjen, por nëse ai i shmanget asaj dhe vonon, është duke ju gënjyer.

3. Kini mendjen ndaj shenjave që tregojnë se mendohet vazhdimisht

Ndoshta mund t’ju duket si një përqendrim i momentit, por me shumë mundësi nuk po u kujtohet diçka e përshtatshme për ta bërë gënjeshtrën sa më të besueshme.

4. Emocionet

Kërkoni në fytyrën e tyre detaje që mund t’i tradhtojnë, si një ngërdheshje, një ndjesi nervozizmi apo neglizhimi i kontaktit me sy. Ka gjithmonë diçka në mënyrën e sjelljes që e tradhton një gënjeshtar.

5. Vini në funksion memorien tuaj

Pyeteni t’ju tregojë edhe njëherë historinë dhe nëse ka ndonjë mospërputhje, qoftë edhe të vogël mes dy rrëfimeve, bëhet fjalë për një trillim.

6. Kërkojini t’jua rrëfejë ndryshe ngjarjen

Një tjetër metodë zbulimi është edhe të bësh pyetje në rendin e kundërt. Pra kërkojini t’ju rrëfejë ngjarjen në rendin e kundërt kronologjik, nga fundi drejt fillimit.

7. Provokoni përmes provave

Një nga detajet më të rëndësishme është vendndodhja. Pyeteni rrëfimtarin më shumë për të, madje duke aluduar se po në të njëjtin vend ka qenë atë ditë një i njohuri juaj. Shihni reagimin e tij kur i thoni këtë frazë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje