Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 gjërat që kanë më shumë rëndësi në një marrëdhënie sesa madhësia e penisit

7 gjërat që kanë më shumë rëndësi në një marrëdhënie sesa madhësia e penisit
June 11
13:43 2016

Keni menduar ndonjëherë se cilat janë gjërat më të rëndësishme në një marrëdhënie?

Femrat ndoshta nuk e besojnë, por meshkujt vazhdon t’i “torturojë” ideja se penisi i tyre nuk është në “lartësinë e duhur”.
Epo, shumë thonë se madhësia e penisit nuk ka rëndësi, të tjerë thonë që ka shumë rëndësi.
Ne më poshtë po ju listojmë 7 gjëra që kanë më shumë rëndësi sesa madhësia e penisit:

 

1) Çfarë arome ka?
Kur jeni afër tij, ndjeni aromën e një qeni që sapo ka mbaruar një vrap të gjatë apo ndjeni një lloj arome si parfum personal që ju heq mendjen?

2) Sa i mirë është në ruajtjen e kontaktit të syve?
Kjo, për arsyen se në momentet intime apo bisedat serioze, nuk mund të shohësh lëndinat përreth.

3) Cila lloj muzike i pëlqen?
Kjo është një çështje serioze, në qoftë se marrëdhënia juaj është e gjatë. Nuk është e tillë? Atëherë mund të përqendroheni te madhësia e penisit.

4) Si sillet me shoqërinë tuaj?
Duhet të jemi të sigurt se si duket shoqëria jonë në sytë e tij apo se si ai duket në sytë e shoqërisë sonë. Është një nga pikat kyçe të vazhdimësisë.

5) A ju dëgjon?
Penisët nuk kanë veshë. Edhe nëse do kishin, me siguri nuk do të ishin dëgjues të mirë, ashtu si partneri duhet të jetë gjithmonë.

6) Sa mirë di të puthë?
Goja shpesh është shumë më interesante se penisi, që në fakt nuk është se do të kryejë shumë funksione në marrëdhënien e një çifti.

7) Sa ju ndihmon për të arritur orgazmën?
E në fakt këtu kthehemi në hyrjen e artikullit. Nuk është madhësia e penisit të tij arsyeja e arritjes së orgazmës, absolutisht jo! Ekzistojnë plot arsye të tjera për ta arritur këtë dhe partneri mund të luajë rolin kyç.

Komento
Shperndaje