Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 gjëra që ndodhin nëse nuk i lani dhëmbët çdo ditë

7 gjëra që ndodhin nëse nuk i lani dhëmbët çdo ditë
May 02
15:11 2016

Shumica prej nesh janë rritur duke dëgjuar se sa të kujdesshëm duhet të jemi në larjen e dhëmbëve dhe sa e rëndësishme është që të bëhet rregullisht. Por çfarë mund të ndodhë nëse nuk i lajmë dhëmbët çdo ditë? Rezulton se ka shumë pasoja të tjera që sjell moslarja e dhëmbëve, thënë kjo nga shumë dentistë, të cilët citojnë se higjiena dentare është një mirëmbajtje e domosdoshme.  Ata rekomandojnë që dhëmbët  të pastrohen me pe dhe të lahen të paktën një herë në ditë pasi lënia pas dore e këtyre veprimeve mund të sjellë pasoja më të rënda seç mund të mendoni ju. Ju listojmë 7 arsye pse nuk duhet ta harroni këtë zakon të përditshëm.

  1. Aroma e frymës

Tre dentistë të pyetur kanë rënë unanimisht dakord se një nga pasojat e moslarjes së dhëmbëve është edhe fryma e keqe.  Mos mendoni se aroma që ndjeni mund të jetë  vetëm e ushqimit që keni ngrënë më parë, si qepët apo kafeja.  Dr. Malecki deklaroi se higjiena orale është një shkak i madh i halitosis (fryma e keqe). Bakteret lulëzojnë në vende të ngrohta, të errëta dhe me lagështi. Pra, nëse nuk i hiqni bakteret nga goja ato do të vazhdojnë të shtohen.

 

  1. Dhëmbë të verdhë

Dhëmbët e verdhë nuk janë plotësisht pasojë e lëngjeve që ne konsumojmë si vera dhe kafeja. Të gjithë doktorët pranojnë se mosmbajtja e një higjiene orale çon në krijimin e baktereve dhe mbeturinave, që ndikojnë drejtpërdrejt te dhëmbët tuaj  duke i zverdhur.

 

  1. Gingiviti

Gingiviti është një sëmundje periodontale që prek mishrat e dhëmbëve  dhe u shkakton atyre acarim, skuqje dhe ënjtje. Nëse i lani dhëmbët rregullisht, do t’i bëni vetes një nder të madh pasi pakujdesia çon në mishra të skuqur dhe që rrjedhin gjak.

 

  1. Periodontiti është një sëmundje serioze, infeksion në mishrat e dhëmbëve e që duhet një kohë e gjatë për t’u rikuperuar. Doktorët thonë se nëse kjo sëmundje nuk trajtohet mund të çojë në dobësimin e zonës përreth dhe heqjen e dhëmbit.
  1. Prishja e dhëmbëve

Dentistët shpjegojnë se çfarë ndodh në rastin kur shkaktohen dhembje të forta dhëmbi, aq sa rrënja e tij dobësohet. Bakteret e grumbulluara nga mungesa e higjienës ushqehen me sheqerna dhe për pasojë prodhojnë acid laktik. Acidi laktik do të krijojë smaltin, duke shkaktuar “ vdekjen” e dhëmbit dhe nevojën e një kanali për rrënjën. Kjo nuk është diçka me të cilën mund të luash, nuk është aspak për të qeshur.

  1. Humbja e dhëmbëve

Nëse gjërat shkojnë shumë larg mund të humbni dhëmbët. Nëse sëmundjet shkojnë shumë larg sa mos të parandalohen dhe trajtohen mund të rezultojë në humbjen e dhëmbëve tuaj.

 

  1. Sëmundjet e arteries koronare

Sipas mjekëve, nëse bakteret në gojën tuaj nuk hiqen nga larja e dhëmbëve, ato më vonë hyjnë në venat e gjakut dhe udhëtojnë në pjesë të tjera të trupit. Pra,  ju mund të ulni rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës duke u kujdesur për dhëmbët.

Shperndaje