Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

7 fjalët apo shprehjet që nuk duhet t’i thoni në vendin e punës

7 fjalët apo shprehjet që nuk duhet t’i thoni në vendin e punës
June 22
11:35 2016

Mendoni se fjalori juaj është një nga disavantazhet që keni në ambientin e punës?

Melody Wilding, e cila është një grua në karrierë dhe konsulente për arritje profesionale, beson se disa fjalë që ne përdorim në vendin e punës luajnë rol më të rëndësishëm nga sa mendojmë. Ajo ka bërë një përmbledhje se cilat janë 7 nga shprehjet që duhen evituar tërësisht në mjedisin e punës dhe arsyet se pse nuk duhen përdorur:

  1. “Vetëm nëse…”

Kjo frazë tregon siguri të tepruar te ju. Mbani mend gjithmonë se nuk mund të vendosni kushte në mjedisin e punës kur aty pranë keni kolegë të tjerë të cilët janë në të njëjtat pozita me ju. Ndonjëherë kjo frazë përdoret si mekanizëm mbrojtës, pra si për shembull “vetëm nëse do të bëhet kështu, unë mund ta finalizoj punën…”. Ndoshta vërtet ju nevojiten kushte të caktuara për ta përfunduar siç duhet një punë. Por kujdes, nuk mund të jeni kaq radikal!

2. “Nuk jam ekspert, por…”

Evitojeni këtë shprehje edhe nëse doni të mos bëni si kompetent. Nëse tregoni që në fillim se nuk jeni ekspert në një fushë të caktuar, mundësia që të tjerët të mos ju besojnë e mos t’jia vënë veshin idesë tuaj është shumë e lartë.

3. “Po nëse provojmë që…?”

Nëse keni një ide, thojeni në mënyrë dëftore sepse kështu do të jeni shumë më bindës. Nëse gjithmonë pyesni, dijeni se do të keni shumë kritika, por kritikat jo gjithmonë janë të mira sepse e vonojnë shumë procesin e një pune.

4. “Nuk mundem”

“Nuk mundem” është shumë më keq sesa “nuk dua”. Nëse ju shikoni diçka vërtet të papërshtatshme për profilin tuaj, por që nuk jeni aspak në dijeni se si mund ta zgjidhni, “nuk mundem” do të prishte totalisht imazhin tuaj profesional. Zgjidhni të qëndroni konfident me veten duke thënë “nuk dua”. Sigurisht, “nuk dua” në mënyrë të moderuar dhe jo harbute.

5. “Kjo është më shumë se e mrekullueshme”

Mos u shprehni entuziast shumë shpejt e për çdo gjë. Fjalët e mëdha duhet të thuhen për raste të mëdha.

6. Përdorimi i “emoji”-eve në mesazhe

Ngjani vërtet fëmijërorë! Edhe nëse është thjesht një mesazh për kolegun tuaj, përpiquni t’i evitoni në maksimum.

7. “A po të duket e drejtë kjo që them?”

Është mirë që të jeni në kontroll të vetes dhe ndonjëherë këtë kontroll ta konfirmoni edhe nga të tjerët, por duhet të dini se kur duhet ta bëni sepse në rast se kjo është e përhershme, me shumë mundësi do të dukeni se keni mungesë besimi te vetja.

Komento
Shperndaje