Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“69 vjeç por ndihem 49”, pensionisti hedh në gjyq autoritetet pasi nuk i ndryshuan moshën

“69 vjeç por ndihem 49”, pensionisti hedh në gjyq autoritetet pasi nuk i ndryshuan moshën
November 07
18:52 2018

Një 69 vjeçar holandez po përballet me një betejë ligjore për të pakësuar moshën e tij me 20 vjeç në mënyrë që të punësohet më shumë dhe të tërheqë më shumë femra në Tinder.

Emile Ratelband është një orator motivues, personalitet mediatik në Holandë, që tashmë ka hedhur në gjyq autoritetet lokale pasi refuzuan të ndryshonin moshën e tij në dokumentet zyrtare.

“Kur jam 69 vjeç, jam i limituar. Nëse jam 49 vjeç, atëherë mund të blej një shtëpi të re, të ngas një makinë tjetër. Mund të marrë përsipër më shumë punë. Kur jam në Tinder dhe thuhet që jam 69, nuk marrë asnjë përgjigje. Ndërkohë nëse thuhet 49, me fytyrën që kam, do jem në një pozicion luksoz.”- shprehet Emile.

Ai gjithashtu e argumenton kërkesën e tij me faktin se nëse njerëzit trasgjinorë mund të ndryshojnë gjininë në çertifikatën e lindjes, duhet të lejohet dhe ndryshimi i moshës.

Kërkesa e tij është refuzuar pasi mund të ketë probleme praktike në jetët e njerëzve, por vendimi zyrtar pas hedhjes në gjyq do të merret brenda 4 javëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje