Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 zënkat që i bëjnë mirë marrëdhënies tuaj

6 zënkat që i bëjnë mirë marrëdhënies tuaj
June 11
17:08 2016

Edhe nëse jeni thjesht të dashuruar, të sapomartuar apo festoni përvjetorin e 20-të të martesës, ka diçka që është më se e qartë: ka pasur dhe do të ketë edhe më shumë zënka gjatë rrugës suaj si çift. Kjo nuk është domosdoshmërisht diçka e keqe.  Disa thonë se ndonjëherë zënkat janë të nevojshme në marrëdhënien në çift.  Duhet të jeni të qartë dhe të hapur me njëri-tjetrin në dakordësinë dhe mospërputhjet që do të keni pasi fshehja e tyre vetëm dobëson lidhjen. Shumica e grindjeve nuk kanë pse të përngjajnë me ulërimat gjatë ndeshjeve  dhe padyshim nuk duhet të jenë fizike. Çfarëdo lloj konflikti duhet të pasohet nga bashkëpunimi  dhe dëshira për të bërë zgjidhjen më të mirë. Këto janë 6 zënkat më të shpeshta  dhe ja se si duhet të menaxhoni situatën kur të gjendeni në raste të tilla:

Zënka 1: Si i shpenzoni lekët

Edhe çiftet me përputhje të lartë ndryshojnë në mënyrën se si i shpenzojnë paratë.  Nëse jeni duke debatuar pikërisht për këtë temë, në fakt ka shumë gjasa që inati të mos jetë mbi mënyrën se si i shpenzoni të ardhurat, por sa vlerë kanë produktet që blini.  Herën tjetër që ju dëshironi të blini diçka, por burri juaj nuk e pëlqen, uluni dhe përllogarisni se nga çfarë i duhet atij të heqë dorë për t’ju plotësuar juve dëshirën. Nëse bëhet fjalë për diçka me vlerë atëherë ju duhet të sakrifikoni diçka tjetër dhe nëse ai ende vazhdon të refuzojë, këtu duhet bërë një bisedë serioze dhe e thellë.

Zënka 2: Sa shpesh kryeni marrëdhënie seksuale

Një çift që kryen marrëdhënie seksuale rrallë është i ftohtë dhe kur ka një mospërputhje mes të dyve këtu bëhet fjalë për një problem të madh. Duhet të uleni dhe të bëni një marrëveshje mes jush se sa shpesh duhet të bëni seks pasi nëse nuk mund ta zgjidhni miqësisht punët mund të shkojnë më shumë sesa keq, drejt tradhtisë apo ndarjes.

Zënka 3: Si e shprehni zemërimin

Kjo varet dhe nga temperamenti juaj  apo nga familja në të cilën jeni rritur.  Duhet të flisni me partnerin tuaj në një kohë  kur të jeni të dy të qetë pasi në momente acarimi thuhen shumë fjalë, të cilat me siguri më vonë pendohemi që i kemi  shprehur. Zemërimi është një gjë që duhet ta ndaloni, kështu që nëse e ndjeni, keni nevojë për pushim.

Zënka 4: Çfarë roli luan familja e madhe në jetën tuaj?

A ju acaron situata kur nëna e tij përpiqet të bëjë ligjin gjatë darkave të së dielës? A nervozohet ai kur nëna juaj nuk lajmëron para se të vijë për vizitë dhe qëndron për një kohë të gjatë? Është koha për të vendosur disa kufij. Qëllimi nuk është të jeni kritikë ndaj njëri-tjetrit. Diskutojini gjërat kur të jeni vetëm dhe mos sulmoni, por respektoni mendimet e partnerit.

Zënka 5: Çfarë duhet të bëni kur njëri prej jush ngelet pa punë?

Sot tregu i punës është i vështirë dhe nëse ndonjëri prej jush humb punën, duhet të uleni dhe të diskutoni pritjet tuaja.  Atij mund t’i pëlqejë të rrijë pushim edhe gjashtë muaj, ndërsa juve të shfrytëzoni çdo intervistë të mundshme. Kështu që bisedoni!

Zënka 6: Si të ndani punët e shtëpisë

Kjo është një pikë e rëndësishme pasi punët në shtëpi duhen ndarë. Nëse ai do të merret me kuzhinën apo një ditë tjetër me lavanderinë, kjo do të thotë të bashkëjetosh. Mjaft më me idenë se femra duhet të bëjë gjithçka në shtëpi!

 

Shperndaje