Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 shprehjet që meshkujt nuk kanë dëshirë t’i dëgjojnë

6 shprehjet që meshkujt nuk kanë dëshirë t’i dëgjojnë
June 14
15:28 2016

Ndonjëherë përdorimi i disa fjalëve  dhe frazave të caktuara kanë aftësinë për të shkaktuar grindje mes një çifti.  Me fjalë të tjera, nëse nuk jeni të kujdesshëm me fjalët që përdorni mund ta çoni marrëdhënien tuaj drejt fundit. Lexoni këto 6 shprehje dhe mos ia thoni kurrë të dashurit tuaj:

  1. Ti je një djalë mamaje

Marrëdhëniet nënë-bir zakonisht janë shumë të forta dhe shumë të vështira për t’u prishur. Nëse keni rënë në dashuri me një djalë mamaje nuk duhet ta përdorni këtë shprehje, por thjesht të bini dakord dhe të mësoheni tashmë me faktin.

2. Dua të di gjithçka për ish-të dashurën

Në një farë mënyrë kjo pyetje është një tabu, pasi çdo femër ka kuriozitet për të njohur eksperiencat e mëparshme të të dashurit. Por duhet ta dini se atij nuk i pëlqen kjo pyetje. Të menduarit për historitë e së kaluarës shiheni si një humbje kohe dhe energjie.

3. Shikoje atë vajzë! Është mahnitëse

Mos e provokoni partnerin duke e testuar aftësinë e tij për t’ju kushtuar vëmendje juve dhe vetëm juve.  Nuk është e nevojshme të krahasoni veten me dikë tjetër.

4. Je shumë i turpshëm dhe i mërzitshëm

Partneri juaj mund të ketë ide të tjera nga tuajat se si të kalojë kohën e lirë apo të bëjë qejf. Atij ndoshta i pëlqen të kalojë kohë me miqtë dhe jo të festojë në club-e. Kështu që mos e përdorni ketë shprehje.

5. A jam e bukur?

Kjo është shenjë e vetëbesimit të ulët dhe nënvlerësimit të vetes. Nuk ka nevojë ta dëgjoni prej tij nëse jeni e bukur apo jo për sa kohë ju bën të ndiheni e tillë.

6. Sa shpejt do të më telefonosh?

Fillimisht është joshëse t’i kërkoni partnerit t’ju telefonojë shpesh apo të dëshironi ta takoni. Por vjen një moment që kjo kthehet në bezdi për të, aq sa mund të duket sikur jeni ngjitur pas tij,  kështu që nuk ju ngelet gjë tjetër veçse të prisni.

Komento
Shperndaje