Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 shenjat që tregojnë se nuk jeni për partnerin aq të përshtatshëm sa mendoni

6 shenjat që tregojnë se nuk jeni për partnerin aq të përshtatshëm sa mendoni
July 11
14:15 2016

Është paksa e çuditshme se si ne mendojmë se jemi personi i duhur për dikë. Ndonjëherë ky mund të ngjasojë si një veprim egoist dhe herë të tjera si veprimi më zemërgjerë në botë. Të gjithë e konceptojmë ndryshe njeriun ideal e megjithatë sërish ka disa pika ku takohemi të gjithë. Për shembull të gjithë jemi të mendimit se dashuria është një faktor kyç në një marrëdhënie dhe se gjithashtu që një çift të funksionojë duhet të ketë karakteristika bazë të përbashkëta. Në fakt, gjërat fillojnë dhe vështirësohen kur nisim të analizojmë nëse ne jemi personi më i përshtatshëm për partnerin tonë apo jo. Nëse keni ende disa pikëpyetje në kokë nëse ju jeni të përshtatshëm për partnerin tuaj ose jo, ndiqni më poshtë disa shenja që tregojnë se në fakt nuk jeni personi i duhur ndaj duhet të gjeni një rrugëdalje nga kjo marrëdhënie.

  1. Kaloni më shumë kohë duke analizuar mbi marrëdhënien sesa duke u kënaqur me partnerin

Nëse kaloni një pjesë të mirë të ditës duke pyetur veten: “A jam në marrëdhënien e duhur?”, “A është kjo gjithçka unë dua?”, “Mos ndoshta jam shumë ndryshe nga partneri?” dhe pyetje të tjera si këto, atëherë me shumë gjasa ju nuk arrini të përjetoni shumë kënaqësi në çastet që ndani si çift. Kjo është koha për të menduar se për aq kohë sa keni shumë pyetje, diçka nuk funksionon siç duhet.

  1. Ju jeni gjithçka për njëri-tjetrin, por nuk jeni miq

Një nga arsyet kryesore se pse dy partnerë nuk përshtaten me njëri-tjetrin është sepse ata nuk janë miq. Nëse ju nuk flisni hapur me atë që dashuroni ashtu siç flisni me miqtë tuaj më të ngushtë, atëherë kjo marrëdhënie është shumë e vakët. Përpiquni ta konsideroni partnerin tuaj si mikun tuaj të ngushtë, nëse e shikoni se nuk e bëni dot diçka të tillë, largohuni sa nuk është vonë.

  1. Kur nuk keni një shpjegim se pse e doni partnerin tuaj

Është e vërtetë që shumë herë dashuria ndodh. Ndodh papritur, pa e kuptuar dhe pa e analizuar shumë situatën. Mirëpo që një dashuri të funksionojë nuk mund të jetë e pashpjegueshme, ju duhet patjetër të keni një listë arsyesh se pse e dashuroni partnerin. Nëse kur ju pyesin të tjerët se pse e doni partnerin përgjigjja që jepni është “S’e di, thjesht e dua” me shumë mundësi ju nuk jeni njeriu i përshtatshëm për atë që keni në krahë. Dashuria duhet të jetë e arsyeshme që të funksionojë.

  1. Ju jetoni në dy botë të ndryshme dhe nuk keni pikë takimi

Nëse e shikoni se jetoni dy botë të ndryshme për sa i përket ekonomisë, socializimit, kulturës apo çdo lloj gjëje tjetër dhe po prisni që një ditë të bukur të takoheni në një pikë papritur, ka ardhur momenti të kuptoni se ndoshta ajo ditë nuk vjen kurrë. Nëse e shikoni se rrugët tuaja janë shumë të ndara, ashtu do të jetë edhe marrëdhënia juaj.

  1. Ju po prisni që partneri të ndryshojë

Mundësia që partneri të ndryshojë diçka që ju nuk pëlqeni është shumë e vogël. Sigurisht që në sjelljen apo karakterin e dikujt me kalimin e kohës ka përmirësime, qofshin këto të dukshme ose jo. Nëse diçka ju bezdis së tepërmi te partneri juaj dhe e vini re se ai apo ajo nuk po e ndryshon këtë gjë dhe ju ende prisni…është momenti të largoheni.

  1. Ju mendoni se jeni “çifti perfekt” në teori, por nuk jeni të tillë në realitet

Kjo ndodh shumë shpesh, çiftet që kur njihen me njëri-tjetrin dhe lindin ndjenjat mes tyre mendojnë se janë më të përshtatshmit në botë. Por kjo nuk është gjithnjë e vërtetë. Nëse keni shumë mosmarrëveshje, ndiheni të bllokuar dhe jo komod në marrëdhënie atëherë kjo do të thotë se nuk jeni çifti perfekt. Duhet ta largoni këtë ide nga koka juaj pasi në momentin që do e bëni këtë do të ndiheni shumë të lirshëm për t’u larguar nga kjo marrëdhënie.

Shperndaje